Ghost
Anëtar i Nderuar
Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kurrë nuk kanë pasur më shumë mundësi bashkëpunimi në të gjitha fushat. Por, që prej shpalljes së pavarësisë fare pak kemi rezultate konkrete të një bashkëpunimi të tillë. Pas vizitës së kryeministrit Hashim Thaçi në Shqipëri, presidenti Fatmir Sejdiu është lideri tjetër që e viziton shtetin fqinj, që prej shpalljes së pavarësisë. Në periudhën mes dy vizitave kemi dëgjuar për ide të ndryshme në lidhje me koordinimin mes dy vendeve, sidomos në aspektin ekonomik, por treguesit janë të pamëshirshëm. Shkëmbimi tregtar, për shembull, mes Shqipërisë dhe Kosovës është fare i vogël në krahasim me raportet që kemi me Maqedoninë apo me Serbinë. Ndërkohë, investitorët shqiptarë nuk janë tërhequr nga tregu kosovar me asnjë ofertë serioze nga Qeveria kosovare. Me pak ndryshim janë marrëdhëniet e biznesit kosovar me Qeverinë e Tiranës. Ajo që e karakterizon bashkëpunimin ekonomik dypalësh është një retorikë kryesisht me tone politike, një mungesë invencioni e të dyja anëve dhe si rrjedhojë një bilanc i varfër i biznesit.
Ndërkohë, Shqipëria natyrshëm po ecën me hapa të shpejtë në ekonominë e saj, kurse Kosova është dukshëm më e ngadaltë. Rritja ekonomike mbi 6 për qind në Shqipëri, gati dy herë më e lartë se e jona e argumenton fare mirë këtë konstatim.
Investimet kapitale po shtohen dukshëm atje, kurse te ne ka një ngecje të madhe. Le të marrim vetëm rrugën Durrës-Kukës, të cilën presidentin ynë pati rastin ta shohë nga afër se çfarë vepre e madhe është. Qeveria shqiptare nuk ka kursyer asgjë për këtë projekt madhor kombëtar, ndërsa Qeveria kosovare, megjithëse kishte premtuar se do ta niste sivjet autostradën Morinë -Merdar, në fakt duket se e ka shtyrë një vendim të tillë. Ecja me hapa të ndryshëm, mungesa e koordinimit të strategjive reciproke do t'i mbajë edhe më tutje të ndara dy ekonomitë shqiptare. Në kushtet e liberalizimit të tregut, globalizmit dhe krizave ekonomike, ky është një gabim serioz i Prishtinës dhe i Tiranës zyrtare. Kosovasot

Redaktimi i fundit: