Bashkëpunimi me fëmijët, art me bazament

The Game©

Antar Aktiv
Bashkëpunimi me fëmijët eshte art, i cili shumë prej nënave dhe baballarëve u duket i vështirë. Shumë prej tyre pyesin për mënyra serioze dhe të dobishme për të bashkëpunuar me fëmijët e tyre. Me thënë të drejtën fëmija e kupton veten e tij sipas informacioneve që merr nga ti. Nëse ti e bën që të ndjehet se ai është "fëmije i mirë" dhe ndjen dashurinë tënde, edhe ai do të mendojë për veten e tij se është njeri i mirë e i nderuar, dhe se ai ka rëndësi të madhe në këtë botë. Ndërsa nëse nuk ke durim në bashkpunimin me të, e bën të ndjehet se ai është "fëmije jo i mirë", gjithmonë duke e akuzuar e kritikuar, femija do të ketë mendim negativ për vetveten. Keshtu cështja përfundon ose në humbje dhe nivel të ulët, ose në cthurje e mosbindje.

Tregoji se ku është problemi
Nëse shikon prej fëmijës tënd të bëjë ndonjë gjë e cila nuk të pëlqen, apo ndonjë punë jo të mirë, sqaroja se problemi nuk është në të si person, por në veprimin e kryer. Thuaji: "veprimi i kryer ishte jo i mirë" në vend që t'i thuash "ti je fëmije jo i mirë". Po ashtu mund te thuash: "U solle me vëllain apo motrën shumë ashpër", në vend që ti thuash se "Je fëmije shumë i vrazhdë".



Shmangi konfrontimet e nxehta
Eshtë me rëndësi qe prindërit te dinë të përgjigjen me mencuri dhe zgjuarsi ndaj ndjenjave te fëmijës. Duhet te shmangen konfrontimet e nxehta (qoftë me fjalë apo me rrahje), qe mund te sjellin largim ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj. Gjithmonë me mencuri duhet t'ia bëjë të ditur se ajo cka tha është fjalë e keqe, e papranueshme, dhe se as ai nuk do ta dëshiroje një fjalë të tillë për veten.

E kjo nuk do të thotë që prindërit ta lënë fëmijën të bëjë ç'të dojë, përkundrazi, patjetër duhet të ketë rregulla të caktuara ku të sqarohet rruga e saktë. Psh, fëmija ka të drejtë ta shfaqë zemërimin e tij me të qarë apo me fjalë, ama të thyejë e të përplasë mjetet e shtëpisë, apo të rrahë vëllezërit apo motrat e tij, nuk duhet pranuar.



Duaje fëmijën tënd por ... me mençuri
Nuk ka mundësi që fëmija të edukohet pa dashuri. Fëmija qe gjen tek edukuesi i tij ngrohtësi, dashuri e perkujdesje, bëhet shumë i lidhur me të dhe e dëgjon atë me mendje e me zemër. Prandaj duhet që prindërit të kujdesen në dashurinë ndaj fëmijëve, mos të bëjnë ato punë të cilat me kryerjen e saj fëmija do ta urrente prindin, si: përbuzja, dënimi, rrahja, mosinteresimi, presioni, apo moskryerja e kërkesave të tyre normale. Nëse nëna është e detyrueshme ndonjëherë ta rrahë fëmijën, të ketë shumë kujdes në rrahje mos ta teprojë në mënyrë që të mos dalë nga zemra e fëmijës dashuria ndaj saj, pa të cilin është e pamundur edukimi i tij. E kjo nuk do të thotë se dashuria ndaj fëmijës e lejon atë të veprojë jashte rregullave në shtëpi apo në shkollë, të veprojë c'ka të dojë pa farë rregullash. Kësaj nuk i thonë dashuri, por kjo është dobësim dhe prishje. Psh, dashuria e Pejgamberit s.a.v.s ndaj shokëve të tij nuk e pengoi atë që ti urdhëronte ata në kryerjen e detyrave, apo udhëheqjen e tyre në fushat e betejave. E as në zbatimin e dënimit e atij që kishte dalë nga rregullat e sheriatit edhe sikur të ishte personi më i dashur tek Ai salall-llahu alejhi ëe selem. Në të njëjtën kohë kjo mënyrë nuk i bëri shokët e pejgamberit salall-llahu alejhi ëe selem që ta urrenin atë por përkundrazi dashuria ndaj tij dita ditës shtohej edhe më shumë.



Respektoje bashkshortin tënd
Ka nevojë babai në mënyrë që të formojë shoqëri me fëmijët e tij, për ngrohtësi dhe respect nga bashkshortja e tij. Bashkshortja e mirë është ajo e cila në cdo moment e ngren para syve të fëmijëve pamjen e bababit të tyre, i drejton ata kah respektimi dhe dashuria ndaj tij. Gjithashtu u flet atyre për cilësitë e mira që ai posedon. I thotë fëmijës se kjo cilësi është e mirë e kënaq All-llahun dhe babain tënd, ose largohu nga ky ves se e mërzit All-llahun dhe gjithashtu babain.



Dhurata ... sado pak qoftë
Nëse do që të zësh shoqëri me fëmijën tënd, duhet që patjetër ta dish se goja e tij rri më shumë zgjuar sesa mendja, dhe se kutia me ëmblelsira është më e dashur për të se një libër i ri. Rrobat e rrudhosura janë më të dashura për të sesa fjalët pa punë. Pra baba i zgjuar është ai i cili futet në shtëpi me duar plot, sado pak qoftë, psh. një karamele, një dhuratë të vogël, një lodër të bukur etj. Ta kini parasysh gjithmonë se në këtë botë ka disa gjëra të cilat në sytë tonë janë ëndrra, ndërsa tek fëmijët realitet. Nuk do ta shijojmë shoqërimin me ta vetëm atëherë kur ta shikojmë dunjanë me sytë e tyre.



Dëgjoje fëmijen
Nëse ndonjë ditë vjen fëmija e fillon të tregon për dicka që ka ndodhur në shkollë, mos e ndershko për ndonjë gabim që mund të ketë bërë në këtë tregim. Tregimi i asaj cka ndodhi në shkollë në këto momente është më i rëndësishëm për të, se cdo gjë tjetër që të shkon mendja ty. Ai do te te tregoje ty gëzimin në rastin e dorëzimit të "flete-lavdërimit" apo dicka tjetër të gëzueshme për të. Ji shumë e vëmëndshme në momentin kur ai të tregon për rezultatin e mirë që arriti në një provim, jepi kurajo që të arrijë edhe më shumë se kaq, e në asnjë mënyrë mos e bëj të ndjehet se ti nuk po e dëgjon, apo je e zënë me punë.

Nëse fëmija vjen ndonjë ditë nga shkolla e të ankohet duke të thënë se: "Filan nxënës më rrahu në shkollë" dhe ti i përgjigjesh me thënien: "A je i sigurtë ti se nuk fillove ti i pari?", dije se me të vërtetë e mbylle derën e bisedës me fëmijën tënd. E ti në këtë rast në sytë e fëmijës tënd shndërrohesh nga një shok i ngushtë në hetues apo gjykatës i cili posedon shpërblimin e dënimin. Mundet që të mendojë gjithashtu se ti je hetues zullumqar i cili kërkon të akuzuarin dhe kërkon patjetër të zbulojë viktimën. Prandaj nëse vjen fëmija e të ankohet për dicka fillimisht dëgjoje me vëmëndje, duke e vazhduar bisedën, pa dalë nga biseda për shkak të hetimit të dickaje që mund të ketë në ngjarje.



Përkëdheli fëmijët
Pejgamberi (salall-llahu alejhi we selem) i përkëdhelte dhe lozte me fëmijët. Për këtë kemi shembuj të ndryshëm me nipërit e tij dhe me fëmijët e sahabeve (shokeve te Profetit) radiall-llahu anhum. Eshtë trasmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salall-llahu alejhi we selem) e puthi Hasanin të birin e Aliut në prezencë të Akra' bin Habis et-Temimi (sahabij), i cili i tha: "Unë kam 10 kalamaj e nuk kam puth asnjë prej tyre". E shikoi i dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi we selem e i tha: "Ai i cili nuk mëshiron, nuk mëshirohet". (mutefekun alejhi)
Gjithashtu i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi we selem) i përkëdhelte fëmijët duke u fërkuar kokën. Fëmija në fërkimin e kokës ndjen ngrohtësi dhe dashuri. Nga Abdullah bin Xha'fer r.a ka thënë se: "Më fërkoi kokën time i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi we selem dhe tha "O All-llah, zëvëndësoje Xhaferin me djalin e tij" (trasmetoi Hakim) Gjithashtu Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem i përkëdhelte fëmijët duke u ledhatuar faqet. Sic është trasmetuar në librin e saktë të Muslimit nga Xhabir bin Semreh i cili ka thënë: "U fala me të Dërguarin e All-llahut salall-llahu alejhi we selem, pastaj doli tek familja e tij, ku dola edhe unë me të, takoi dy djem të cilët i përkëdheli duke u ledhatuar faqe të dyve." Ka trasmetuar Nesai se: "Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem kur shkonte për vizitë tek Ensarët i përshëndeste fëmijët e tyre e u fërkonte kokat e tyre.



Lëri fëmijës pak liri
Gjëja më e keqe që përdorin edukuesit dhe mësuesit është kontrolli i pandarë, i cili e mërzit fëmijën dhe e mbingarkon atë. Prandaj lëri fëmijës një sipërfaqe të lirë ku mund sillet si të dojë, gjithashtu bëja të ditur se kjo sipërfaqe lirie nuk do të funksionojë nëse nuk e shfrytëzon sikur duhet. Mos i bëj kontroll e as mos i qëndro mbi kokë. Vetëm nëse thyen rregullat e sistemit, në këtë moment beja të ditur se je nën kontroll. Fëmija ndjehet shumë i fortë e është i gatshëm të luftojë për hir të lirisë së tij. Pra ai lufton me qëllim që ta lëjë babai ta përdorë zemrën ashtu sikur ai do, lufton për hir të mosdorëzimit në veshjen e corapeve në mënyrë të saktë. E vërteta është se fëmija nuk ka nevojë për të gjitha këto nëse ngrohtësia dhe dashuria ia kanë mbushur jetën, në vend të kontrollit të pandarë të mbillet në të besimi. Ka nevojë që të mësojë cdo të re pa ia bërë të urryer atë. Me një fjalë: "Mos i bëj shpatullat e fëmijës tënd fushë sporti, topi i të cilit është merakut i tepërt" .


Urdhëra të prera... por me mencuri
Duhet që t'i jipen fëmijës urdhra të prera, por në të njëtën kohë kërkohet prej prindërve që dialekti i këtyre urdhërave të prera të jetë në mënyrë ndihmues. Psh, nëse fëmija e ka shtruar dyshemenë e dhomës së tij me lodra mundet që nëna t'i thotë: "Hajde t'i mbledhim lodrat bashkë" dhe fillon e para në mbledhjen e lodrave, ku patjetër edhe fëmija do të fillojë të mbledhë me të. Në shumë raste e shikojmë fëmijën të jetë i padëgjueshëm, ndoshta edhe qan e cirret kur nëna e tij kërkon në mënyrë të prerë e kërcënuese që të shkojë të lajë duart apo të shkojë në banjo. E kundërta ndodh nëse fëmija i dëgjon urdhërat me dialekt të butë, cohet i zbaton ato në qetësi e shpejt. Sa më shumë që të shtohet kërkimi i dickaje nga fëmija aq më shumë edhe atij i shtohet dëshira për moskryerje të këtij urdhëri.

Disa baballarë krenohen me fëmijët e tyre të cilët i zbatojnë urdhërat e tyre vazhdimisht, e nuk bëjnë asgjë për të cilën nuk janë urdhëruar ta bëjnë! E disa të tjerë bashkëpunojnë me fëmijët e tyre sikur të ishte pronë private e tyre e jo se edhe ata janë krijesë. Ndërsa disa të tretë i ngarkojnë fëmijët jashtë mundësive të tyre, u dorëzojnë përgjegjësi të cilën ata nuk mund ta kryejnë. Të treja këto raste janë gabim, dhe dalje jashtë rregullit të këtij shembulli: "Më e mira cështje është mesatarja".



Pakësoni kritikat
Kushtoni vëmëndje o ju nëna dhe ju baballarë pakësimit të kritikave automatike e jo të domosdoshme, gjithashtu edhe pakësimin e kontrollit të tepërt mbi fëmijët. Fëmija nuk është mjet të cilin mund ta drejtosh si të duash. Ka edhe ai mendimet e veta në drejtimin e cështjeve të tij personale. E pse ta pengojmë që të shijojë edhe ai shijen e të menduarit?

Në shumë raste shumë pyetje e shumë urdhra i drejtohen fëmijës: "Pse qesh kështu?", "Pse ecen keshtu?", "Nxirri fjalët me shqiptim të rregullt!", "Mos loz me flokët!", "Shko e laj dhëmbët", etj. Të gjitha këto mund të kenë veprim të kundërt tek fëmija, mund ti sjellin atij gjëndje shqetësimi, ose humbjen e mbështetjes në vetvete. Në më të shumtën e rasteve kjo gjëndje u ndodh fëmijëve të parë, nga kujdesi i tepërt i prindërve e nga kontrolli i ngarkuar. Pastaj me ardhjen e fëmijës së dytë e kuptojnë prindërit se kanë mësuar dicka nga fëmija e parë dhe se duhet ti japin me shumë liri fëmijës së dytë. Kështuqë fillojnë e sillen me fëmijën e dytë ndryshe nga i pari.

Kërkohet prej nënës që të mbjellë tek fëmija zakonin e të diskutuarit. Ti bëjë disa pyetje e ta shikojë se si do të përgjigjet, gjithashtu ti mësojë fëmijës mosngritjen e zërit gjatë bisedës, mos shkëputjen e fjalëve të të tjerëve në mes të diskutimit etj.

Ta pyesë psh: "اfarë do të bëje nëse do të shikoje vëllain tënd të grindej me shokun e tij?" ose "اfarë do të bëje nëse do të shikoje në rrugë fëmi të plagosur?". Fëmijët të cilët nuk u flasin vazhdimisht prindërit e tyre rriten me personalitet të dobët nga ata të cilët prindërit e tyre i mësojnë se si të diskutojë dialog të qetë.



Veprimet e fëmijës nga veprimet e tua
Nëse babai bërtet e thotë se lodhet shumë, e nuk gjen asgjë përbri kësaj lodhje, dhe se atij i është bërë padrejtësi në këtë botë, e gjithë kjo futet në mendje të djalit se burri është viktimë e gruas, dhe se është më mirë të mos martohet fare. Gjithashtu nëse nëna bërtet e thotë se burri është krijesa e vetme e cila kënaqet në këtë botë, dhe se ai e shfrytëzon femrën nga cdo drejtim, mbas kësaj vajza e saj e vogël fillon e i urren burrat dhe nuk i respekton ata, prandaj e gjen atë ti shmanget martesës në moshën madhore. Ai djalë i cili e shikon babain e tij të sillet me nënën me rreptësi, mendon se kjo është mënyra e cila duhet të sillet burri me gruan. Gjithashtu edhe vajza nëse e shikon nënën e cila e ngren zërin kur flet me bashkshortin e saj dhe sillet keq me të, skalitet në tru të saj se kjo është mënyra e saktë me të cilën duhet të sillemi me burrat. Me një fjalë duhet që të jetë sjellja e prindërve me fëmijët e tyre e bazuar mbi baza të palëvizshme. Dhe në fund mos e kritiko fëmijën për ndonjë gjë sot, kur ti ishe ai i cili ia mësove ate dje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top