“Bashkë do të përballojmë këtë pabesi”/ Rama flet për tërmetin apokaliptik
Në një komunikim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet për humbjen e jetëve nga tërmeti.
Rama theksoi se të gjitha ekipet janë të terren duke bërë thirrje për qetësi dhe forcë për të përballuar këtë fatkeqësi.
“Kemi nxjerrë 41 persona nga gërmadhat. Kryetarë shtetesh më kanë njoftuar se do të nisin skuadra emergjencash. Kanë mbërritur të parat trupat e Kosovës me porosi të Presidentit Thaçit, që më ka shprehur gatishmërinë për shtetin vëlla. Kanë mbërritur helikopterë italianë dhe një skuadër nga Mali i Zi, po ashtu nga Greqia.
Nga Turqia, Franca, po ashtu edhe Gjermania. SHBA ka shprehur gatishmërinë. Kjo fatkeqësi kërkon kurajo dhe durim dhe qetësi. Janë të lehta të thuhen në këtë situatë ekstreme, por së bashkë do ta përballojmë këtë pabesi të madhe të natyrës. Mjekët dhe infermierët në gatishmëri. Çfarë nuk të vret të forcon. Plaga e sotme e madhe do të na bëjë më të fortë nesër”, tha Rama.
©Copyright Gazeta SHQIP