Basha: Vota e 21 qershorit është ligj për uljen e taksave dhe çmimin e energjisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Basha: Vota e 21 qershorit është ligj për uljen e taksave dhe çmimin e energjisë

Basha-21.jpg


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takime elektorale në Lushnjë, në Bathore të Kamzës dhe në Divjakë. Në Lushnjë, Basha ka garantuar qytetarët se me votën e bashkuar, në 21 qershor të majtë e të djathtë do të largojnë bandat e drejtuara nga Tushe – Rama, që po përvetësojnë paratë e qytetarëve në projekte korruptive, ndërsa qytetarët vuajnë për bukën e gojës.

Me Dariel Xhindolin, tha zoti Basha, bashkia do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të qeveritarëve. Në Bathore, Basha theksoi se punësimi është prioriteti kryesor i Partisë Demokratike dhe i kandidatëve të saj. Shumica e shqiptarëve sot marrin borxh për bukën e fëmijëve, ndërsa qeveritarët janë zhytur në afera korruptive nga investimet e luksit deri tek vjedhja e miliona eurove në dispozicion të rimbursimit të ilaçeve.

Kryetari i opozitës u ndal edhe në Divjakë, aty ku fermerët nuk kanë përfituar asnjë subvencion edhe pse iu premtuan dy vjet më parë, u janë rritur kostot e prodhimit si rezultat i rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë. “Ku janë premtimet për 300 mijë vende pune, ku janë premtimet për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, për lëndët e para, për çmimin e naftës. Për një vit zhdukën 800 milionë lekë me një skemë të pashembullt abuzivizmi e korrupsioni, privatizimi i Lagunës për interesat e xhepat e tyre. Vota popullore e 21 qershorit është ligj, ligj për të ulur çmimin e energjisë, ligj për të ulur taksat, ligj për t’u ardhur në ndihmë fermerëve”, tha Basha
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top