Basha shkel rregullat, gazetari Blendi Fevziu kërkon të mbyllet emisioni

Guest2

Antarë i Respektuar
op-550x363.jpg


Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.

Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij t’a thotë në mes të emisionit problemin e tij personal, kjo pa miratimin e gazetarit.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, e ka konsideruar të pa papranueshme një fakt të tillë, dhe e ka kundështuar këtë, duke e quajtur jo normale, shkruan opinion.al.

Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin e tij. Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodh dhe ai do të mbyll emisionin.

“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emisioni, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.

DEBATI

Basha: Leonardo hajde këtu!

Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.

Basha: Të lutem më lejo.

Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj

Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka

Fevziu: Nuk mund të bëj miting në një emision televiziv. Ky është shpërdorim i medias. Po shkel rregullat.

Basha: Kam një mesazh edhe për median e kapur, ju që i hiqni zërin qytetarëve ta dini që do jini pjesë e përmbysjes popullore që po vjen.

Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.
Opinion.al
 
epo kur ke mizen ne kesule e mbyll trasmisionin...ashtu duhet ye lumte fevziu smerr kot ti 37 k euro pastaj ceshte ajo pune te mos jesh zot shtepie ne shtepin tende ..ou ky basha cpaska qene... dashka tju jap ze popullit... mir tu be qe u mbyll trasmisioni se populli duhet te hesht gjithmone...mos te flas fare te jet ai i binduri,ai qe thote po po gjithcka e qe jemi sh mire...ose ose te bej ate lojen tende gazetareske prej 2 cent!!!
njerez te shitur deri ne palce!
 
Back
Top