Basha: Protestojmë më 27 janar që të çojmë në burg të korruptuarit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Basha: Protestojmë më 27 janar që të çojmë në burg të korruptuarit

basha-2-768x504.png


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri apel shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të dhënë mesazhin se janë kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama. Në takimin me qytetarët e Kurbinit, Basha tha se drejtësia e vërtetë është motiv kryesor i protestës, por për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, ai do të mbrojë pushtetin e tij kriminal dhe të korruptuar duke penguar reformën e vërtetë në drejtësi dhe integrimin europian të vendit.

“Nuk ka Shqipëri në Europë dhe nuk mund të ketë një Shqipëri në Europë, pa një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze Edi Ramën dhe shpurën e tij të ministrave të korruptuar. Pa arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit nuk ka Europë. Dhe se kjo parti ka lindur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.”– u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Basha tha se emërimi i një prokurori politik në kundërshtim me kushtetutën dhe pa veting është projekt i Edi Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, me të cilin e bashkon pakti mafioz I heshtjes për ruajtjen e pushtetit.

“I tmerruar nga drejtësia e pakapur politike, Edi Rama po bën gjithçka ta abortojë projektin e drejtësisë për shqiptarët. Kjo është një arsye kryesore dhe një nga arsyet më të mëdha përse do të mblidhemi më 27 janar në orën 12.00 të shtunën, për t’i thënë Edi Ramës, se Partia Demokratike, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë.”-tha Basha.

Kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të sqarojnë derë më derë shqiptarët se për shkak të Aleancës së Edi Ramës me krimin shqiptarët sot nuk zgjedhin dot një qeveri në shërbim të tyre, ata janë më të varfër, paguajnë më shumë taksa, po u përkeqësohet shërbimi shëndetësor dhe po bëhen eksperimente me arsimin e fëmijëve të tyre.

“Ndaj objektivi politik i opozitës është i shprehur fare qartë. Largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës, objektiv kryesor i aksionit tonë opozitar, dhe i protestës së 27 janarit dhe i çdo aksioni tjetër qytetar që do të pasojë. Nuk ka qeveri të korruptuar në botë, në Europë dhe as në Shqipëri, t’i rezistojë pjesëmarrjes masive qytetare”, – tha Basha.

(gazeta-Shqip.com)
 
Amerika jua ka ber letrat gati, ndaj po proteston, lutesh qe Shqiptaret te 'lajthisin' e te vijn te protestojn qe Ti dhe shume nga ju mos te hyni ne burg, ka marre fund Politika Rames-Berishes-Nanos-Metes-Bashes(nese ky ka nje te tille) dhe shokeve e shoqeve Prokurore e Gjykatese. Do jeni shembulli me i bukur i kalbjes ne burg, zgjedhja eshte bere, vendimi eshte marre! Mbetet vetem caktimi dates... kalofshi bukur nen shoqerine e atyre qe i keni perdorur kur ju duheshin. Rama u tregu i zgjuar, nuk shkoi me vjedh fondet e Amerikes dhe Europes, mori nai lek ke ato 'biznesmenet' qe ndertonin pallate e hotele me leket e mallit shitur neper Europe.
Ato leket qe keni grabitur i duan mbrapsh mundesisht...
 
Mua nuk me plas fare per protesten e ketyre viktimave te PD edhe pse jam i djathte .ca mduhet mu me honger noj plumb kot nga keta idjote police apo gardiane qe kemi ne . vfc qeverise Rama . Ilirit . Monikes Doktorit . fuck all pa perjashtim . Hajdut te lindur . kriminele te deklaruar .
 
Protesta e 27 Janarit eshte tej mase e vonuar! Nje qeveri e dale nga binari si kjo, do t'i kishte dhene te gjitha kreditet e ingrendientet çdo opozite ne bote, per te protestuar masivisht.

Darius
 
Kush eshte kauza?
Po degjoja pak qepare qe Luli kerkonte te futeshin ne burg , Tahiri, sejdini e dako
Per keta te ngrihet populli opozitar?
Kjo qenka kauza e opozites?
E vertete, ka kaluar kohe qe Saliu ska bere me kurban....ka nevoje per gjak!
 
Po per cfare do protestosh mo Basha.... na e thuaj qe te marrim mundimin e te bejme icik sherr me Monin ketu ne forum...:P
 
Keta politikucat e opozites e para nuk kane KAUZE. Pse do thoni ju?
Muk ngrihet populli per keta qe na kane qeverisur e vjedhur njesoj se ky aktuali, nuk ngrihet populli per kolltukun e ketyre, nuk ngrihet populli per te mbuluar krimet e ketyre.
Populli do nje opozite qe ka klauzola vetem per popullin, nj eopozite qe lufton per popullin.

Te me thote njeri, ka bere ndonje proteste kjo opozite apo cdo opozite tjeter per .... 1) drita, uje ,mireqenie, te drejta ,arsimim, antikorrupsion etj etj qe kane lidhje direkt me popullin.... ??????????

Une per vete keto 27 vite nuk mbaj mend as edhe nje rast.

Ftoj antaret te thone ndonje rast nese dine. ;)
 
Mua me vjen keq vetem per nje gje....mjere populli sepse do sakrifikohen per keta plehra!
21 janari nuk duhet te perseritet me!
Populli te ngrihet por per te hedhur tutje te gjithe shpuren e ketyre palo politiqenerve

Popull Saliu nuk kurseu kur ishte mazhorance, imagjinoni sot qe i duhet nje alibi te hedhi shtetin poshte....
Kush do jete kurbani tij , gjynah
 
Ca populli tutkun. Mire qe ska kultur proteste ndaj shtypjes qe po i bejne pushtetaret por kerkon dhe burgosjen e opozites. Kjo e tejkalon dhe sindromen e scotholm-it.
 
Kjo ngjyra mavi me duket se e mbajne per syrin e keq dhe te djathte dhe te majte. Apo do te thote qe ska dallim majtas djathtas LOL.

Mos ca koke "lulush" si te thote Monique, se ashtu thoshte dhe ky tjetri da fusim brenda qeverin, se ca thoshte per detin qe e kan blere, korrupsion e beri listen e madhe, sa erdhi ne qeveri pastaj u zhduk lista. Te njejten gje dhe ti.

mbase ulen biletat e avionit se mos prisni njerez nga jashte, te vija nje xhiro qyl, se sa per protesta jan thjesht mbledhje kopeje, si delja kur e qeth i zoti LOL LOL LOL
 
Back
Top