Basha: Noteri ngatërroi pasaportën shqiptare me atë amerikane

Love

βeℓℓe â๓e
Basha: Noteri ngatërroi pasaportën shqiptare me atë amerikane sepse Berisha e ka bërë Shqipërinë si Americka

Disa media shpifarake (që u rëntë murtaja në tirazh) kanë publikuar disa dokumente mbi blerjen e shtëpisë nga Lulzim Basha dhe Aurela Isufi në Utrecht ku Lul Basha referohet nga noteri si mbajtës i një pasaporte amerikane.

Kandidati i qeverisë për Bashkinë e Tiranës Lul Basha pa vonuar fare, sapo kaluan tre ditë pasi këtyre publikimeve u ka dhënë përgjigjen e merituar pucistëve të bulevardit duke sqaruar se noteri hollandez ka bërë një lapsus duke ngatërruar pasaportën shqiptare me atë amerikane. Lul Basha ka bërë publike disa nga shkaqet që e bënë noterin të ngatërrohej.

“E para: Konsumi i marijuanës, kanabisit, është jo vetëm i ligjshëm në Hollandë, por edhe i detyrueshëm. Cdo noter para fillimit të punës, në vend të kafes së mëngjesit duhet patjetër të pijë një të dredhur. Dhe po flasim për mall hollandez që ta bën mendjen tallash e jo lazaratas që nuk bën dy lek” ka sqaruar Basha.

“E dyta: Sukseset e paimagjinueshme të qeverisë Berisha që e ka kthyer Shqipërinë në një Americkë në zemër të Europës, janë përhapur në të gjithë globin tokësor dhe detar. Dhe noteri i shkretë nuk e ka menduar gjatë se Ameicka dhe Shqipëria i janë dukur njëlloj” shtoi Lul Basha.

Më pas kandidati i qeverisë për kokëbashkiak ka shtuar se ndjen keqardhje për mediat shpifarake (që u hëngërt miu kabllin e korrentit) u morën me këto cështje që i përkasin privatësisë.

Nga shtabi erektoral i Lul-it bëhet e ditur se nga noteri i shkretë ka ardhur një sms në celularin LulBerryku i kërkon ndjesë patriotit të tij për lapsusin që shkaktoi./keshilliministrave.org/


sms-noteri.jpg
 
Back
Top