Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Basha, me të rinjtë e Kukësit: Qeveria nuk e ka prioritet punësimin tuaj

1432027906BASHA-FIER-1.jpg


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me të rinjtë e qytetit të Kukësit, të cilët e kanë njohur me shqetësimet e tyre që nga punësimi, taksat e larta që po falimentojnë bizneset dhe mungesa e shpresës se gjërat do të bëhen më mirë.

Shumë familje, theksuan të rinjtë, kanë marrë rrugët e emigrimit dhe të tjera janë gati për t'u nisur, duke marrë madje para dhe borxh për biletat e avionit. E vetmja gjë që ofrohet nga qeveria në Kukës, sipas të rinjve, është dhuna policore dhe burgu.

Nga ana e tij, kreu i demokratëve theksoi se kjo situatë nuk ka asnjë zgjidhje nga dyshja Rama-Meta, pasi për ata punësimi nuk është prioritet.

“Ata merren ditë për ditë me opozitën, sepse nuk kanë çfarë të thonë. Sepse premtuan 300 mijë vende pune dhe nuk hapën asnjë vend pune, sepse premtuan shëndetësi falas dhe e kanë katandisur ne ditën e saj më të zezë. Ne u ofruam mundësinë në Parlament, duke ofruar amendamentet tona për heqjen e taksave, për uljen e taksave për bizneset që të krijonin më shumë vende pune, por ata nuk i pranuan, i shkelën, i hodhën poshtë. Ai nuk ka ofertë, ai nuk ka zgjidhje, sepse për të punësimi juaj nuk është prioritet. Ka dy vjet që e ka provuar. Për mua, punësimi i shqiptarëve, punësimi i të rinjve është prioriteti numër një”, deklaroi Basha.

Basha, duke iu referuar rastit të dhunës policore në Kukës, kur qytetarët po protestonin për energjinë elektrike, tha se kjo mazhorancë nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe sot u ofron qytetarëve vetëm dhunë dhe mjerim. Ai nënvizoi se platforma e Partisë Demokratike parashikon ulje të çmimit të energjisë dhe falje të kamatë-vonesave.

“Me votën për Partinë Demokratike, më 21 Qershor ju do të votoni për alternativën tonë, për uljen me 25% të çmimit të energjisë dhe faljen e gjithë kamatë-vonesave anembanë Shqipërisë, për të mbajtur hapur të gjitha universitetet publike dhe filialet e tyre nga Kukësi, Peshkopia e kudo në Shqipëri dhe për të ulur tarifat studentore në nivelin e mëparshëm”, tha Basha.

/ Top Channel
 
Titulli: Basha, me të rinjtë e Kukësit: Qeveria nuk e ka prioritet punësimin tuaj

Po mir o legen kur ishe vet ne qeveri pèse si ule taksat bashk me Berishen qe te krijonit me shum vende pune ?? Kur jeni ne opozit e shqyeni bycen mir si ju dhe kta qe jan sot ne qeveri kshuqe sjeni as me pak as me shum sesa disa putanela qe cirreni per post qeveritar dhe kusuret mbien mbi popullin ....
 
Titulli: Basha, me të rinjtë e Kukësit: Qeveria nuk e ka prioritet punësimin tuaj

Pse klikova. Pseee!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back