Basha mbyll protestën: Protestuesit, misionarë të lirisë; Ndërkombëtarët të dëgjojnë zërin e shqiptarëve

Guest2

Antarë i Respektuar
basha-9.jpg


Dita e sotme hyri në historinë tonë të paskomunizmit, si dita e bashkimit më të madh te sheshi “Dëshmorët e Kombit” dhe për këtë çdo shqiptar sot, e çdo brez në të ardhmen, ju ka borxh një mirënjohje juve misionarëve të lirisë dhe demokracisë”, tha Basha.

Më pas kreu i Partisë Demokratike nxori në pah vendosmërinë e protestuesve, që sipas tij vunë në panik Edi Ramën dhe pushtetin.

“Gjithë bota pa sot me sy vendosmërinë tuaj për të fituar lirinë dhe demokracinë që meritoni. Sot ne pamë se si dridhej nga paniku qeveria e krimit, ndërsa të gjithë ata që mbrojtën mafian në pushtet, do të mbajnë përgjegjësi”, tha kreu i PD-së.

Në fund të fjalës së tij, Basha pati edhe një mesazh për faktorin ndërkombëtar, që thuajse gjatë gjithë kohës, ka mbajtur një qëndrim kundër me atë të Partisë Demokratike dhe frontit opozitar.

“Dua t’u dërgoj një mesazh miqve tanë ndërkombëtarë, që na kanë mbështetur në këto 29 vite. Nuk ka demokraci pa stabilitet. Mos dëgjoni avokatët e korruptuar dhe njeriun që zhyti Shqipërinë në drogë, por dëgjoni zërin e njerëzve dhe qytetarëve të lirë të shqiptarëve”, tha Basha.

Lideri i opozitës theksoi edhe njëherë se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, dhe do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë, me vendosmëri edhe më të madhe.

Ai theksoi se në Europë nuk shkohet pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa përsëriti paralajmërimin ndaj qeverisë Rama, se nuk do ta lejojnë të qeverisë në mënyrë mafioze vendin.

Top Channel
 
[h=1]“Protesta, shuplakë Ramës”, Kryemadhi: Tani nis loja e vërtetë![/h] Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat rreth 30 minuta pasi u mbyll protesta e opozitës, e cila zgjati 4 orë dhe u shoqërua me përplasje me policinë.

Duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen, Kryemadhi tha se shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre dhe nuk ka më kthim pas, ndërsa sipas saj “loja tani ka nisur të luhet fortë”.

“Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE. Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort”, theksoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ndër të tjera shtoi: “Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, kriminal dhe të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë. Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama”.
 
Ca loje do nisi tani? Ne cdo proteste qe do bejne,do vine duke ju ulur nr i protestuesve!
 
Mediat ktej e paraqiten si proteste te dhunshme.
 
Cfar protesta aman ! keta sikur duan me dhun te marr pushtetin ..bahh .
 
Cfar protesta aman ! keta sikur duan me dhun te marr pushtetin ..bahh .

Po me vota s'munden.

Sot Amerika i kish derguar nje leter Pd-se per ca fonde te marra nga dy rus ne lidhje me lobimin e Bashes per te dal nje foto me Trumph:chh:chh
 
Po me vota s'munden.

Sot Amerika i kish derguar nje leter Pd-se per ca fonde te marra nga dy rus ne lidhje me lobimin e Bashes per te dal nje foto me Trumph:chh:chh

po nje pjese bukur e madhe e popullates ishin ne protesta ama!! un nuk di cfar te mira solli pushteti i pd !? perveq rruges se kombit kuptohet dhe ate deri sa i rrjepi popullaten e shkret...


Bashes e Berishes i ka ren i mazhi i poltikanti .leri vlla tjert se mbase me nje politik me ndrysh jo nga ai fjalori i rruges bejn ndryshim per te mir te shtetit.


 
po nje pjese bukur e madhe e popullates ishin ne protesta ama!! un nuk di cfar te mira solli pushteti i pd !? perveq rruges se kombit kuptohet dhe ate deri sa i rrjepi popullaten e shkret...


Bashes e Berishes i ka ren i mazhi i poltikanti .leri vlla tjert se mbase me nje politik me ndrysh jo nga ai fjalori i rruges bejn ndryshim per te mir te shtetit.

Nqs rruges se politikes t'i hynte Marin Mema ,por jo me filozofine Aleanca Kuq e Zi(qe besoj po behet hapi i pare i Marinit)pjesa e madhe e Shqiptareve i dobeson deri sa te behet inekzistente Monika,e te dobeta Ps e Pd. :)
Ata s"meritojne te jen ne Parlament.
Se di sa %duhet besuar termi Veting ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top