Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Basha, “kredimarrësi në nevojë” që blen 11 mijë € unazë diamanti

eGo0sTyle

System Engineer
basha1-300x217.jpg


“E blemë se kredia ishte më e lirë se qeraja”, – tha mbrëmë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kandidati i PD për Tiranën, Lulzim Basha, kur u pyet lidhur me blerjen e një shtëpie në Holandë, e cila mbart shumë dyshime dhe deklarime kontradiktore e të pabesueshme nga palët.
Gjithsesi, nga kjo deklaratë kuptohet se Basha kishte nevojë të kursente. E kuptueshme. Por nëse i hedh një sy deklaratës së parë të pasurisë së Bashës, ku renditen nga vetë ai pasuritë e blera gjatë viteve 2002 dhe 2003, ka diçka që stonon shumë me këtë nevojë për kursim. Kredia është marrë në dhjetor 2001 dhe kush merr kredi, e di që dy vitet e para janë më të vështirët, sidomos për ata që kanë nevojë të kursejnë.
Por te deklarimet e Bashës, shohim se pikërisht këto muaj të parë menjëherë pas marrjes së kredisë janë mbushur me blerje pafund.
Deklarata e firmosur nga vetë Basha në tetor 2005 tregon se pasi merr një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për shtëpi në Hollandë, Basha shpenzon në Shqipëri rreth 400 mijë euro të tjera për të blerë tre apartamente: një në Durrës dhe dy të tjera në Tiranë.
Si një miliarder tipik, s’mund të mos blinte edhe piktura prej mijëra eurosh, servise porcelani, makina luksoze dhe unaza me diamante. Si është e mundur, për një kredimarrës nga nevoja?
Përfytyroni momentin kur sapo keni përfunduar shkollën e lartë me sakrifica të mëdha, e pas saj keni mundur të gjeni një punë të mirëpaguar në Kosovë, nga ato lloj punësh të paguara shtrenjtë nga ndërkombëtarët.
Po në ato kohë, përfytyroni momentin kur keni plotësuar një ëndërr që shumë njerëz të tjerë nuk arrijnë ta plotësojnë edhe pasi kanë jetuar gjysmën e jetës së tyre: keni marrë një kredi prej më shumë se 200 mijë eurosh, me një interes stabël prej 4.2 përqind!
Me atë kredi, keni mundur të blini edhe një shtëpi shumë të mirë në një qytet të rëndësishëm të Holandës, në Utrecht, atje ku kryqëzohen rrugët kryesore të ekonomisë dhe infrastrukturës së një prej shteteve më mirëqënien më të lartë në Europë.
اfarë ndjeni?
Gëzim? Patjetër që po!
اlirim? Sigurisht, sepse e keni blerë shtëpinë!
Shqetësim? “Ankth” do të përgjigjej një i ri i zakonshëm, i cili pavarësisht lumturisë për blerjen e shtëpisë ndoshta s’do ta zinte dot gjumi qetësisht teksa çdo natë do të mendonte se si do e shlyente borxhin prej qindra mijëra eurosh që banka më e madhe e Holandës, Post Bank, ia ka dhënë në një kohë kur po ndiheshin shenjat e parë të krizës botërore financiare…
Lulzim Basha gjeti një punë të mirë në Kosovë pasi u diplomua me sakrifica të mëdha në Holandë, siç deklaron vetë, shkoi pastaj para noterit, bleu një shtëpi në rrugën më të qetë të Utrecht-it, pasi kishte marrë një kredi prej mbi 200 mijë eurosh në bankën më rigozoze të Holandës? Mirëpo, çfarë bën ato dy tre vitet e para kur duhet të paguante shumat marramendëse për të shlyer kredinë?
Ble edhe tre shtëpi të tjetra. Një shtëpi në Tiranë me 205.000 dollarë (në vitin 2003). Një shtëpi tjetër në Durrës me 33 mijë euro (në vitin 2005). Po gjatë asaj kohe kur ishte duke larë kredinë në Hollandë, ble një tjetër apartament në Tiranë me 62 mijë dollar (në vitin 2002). Sa bëhen deri tani? Plot 267 mijë dollar si edhe 33 mijë euro! Pikërisht gjatë kohës kur duhet të shlyente edhe kredinë prej mbi 200 mijë dollarësh në Holandë!
Po tani si ndiheni, kur e vini veten në vendin e këtij njeriu “të diplomuar me sakrifica”, “fatlum për punën në Kosovë” dhe krejtësisht “transparent”? Po nuk mbaron me kaq: në vitin 2004, zotëria në fjalë, ble edhe një automjet Mercedes-Benz me çmimin 72 mijë euro.
Le të bëjmë tani llogarinë e plotë: Kërkon kredi në Hollandë dhe merr nga banka plot 199 726 euro. Kjo kredi, si edhe gjithë shpenzimet e tjera të sipërpërmendura arrijnë në shumën totale prej 304.726 euro + 267 000 dollarë. Me kursin e këmbimit në ato vite, përllogaritet që zoti Basha të ketë qarkulluar ne llogaritë e tij bankare të paktën 800 milion lekë! Kur sapo kishte përfunduar shkollën e lartë… dhe kur sapo kishte nisur të firmoste për herë të parë në bordero…
Mendoni se është vetëm kaq? Absolutisht jo! Një person që ble një makinë që kushton të paktën 100 milion lekë (72 mijë euro) sigurisht që do të blejë edhe objekte e sende të ndryshme luksi.
Në vitin 2003, Z. Basha bleu një pikturë që kushtonte 6.500 euro. Po atë vit bleu edhe një orë dore që kushtoi 5.200 euro. Një vit më parë kishte blerë një tjetër orë dore që kushtonte 4.500 euro. Në vitin 2003, zotëria bleu madje edhe një unazë me diamante që kushtoi 11.500 euro. Dhe për t’I vënë vulën, në vitin 2004, bleu edhe një servis porcelani që kushtoi plot 6.800 euro.
Le t’i bëjmë edhe njëherë llogaritë: 304.726 euro + 34500 euro të tjera me objekte luksi + 267 000 dollarë! Në total, nga viti 2001 deri në vitin 2005 kur edhe erdhi në politikë, ky person ka qarkulluar në llogaritë e tij bankare përafërisht 1 miliard lekë!
 
Pe: Basha, “kredimarrësi në nevojë” që blen 11 mijë € unazë diamanti

Kushedi sa ka kursyer per ate unaze :DDD
 
Pe: Basha, “kredimarrësi në nevojë” që blen 11 mijë € unazë diamanti

E i shkreti ne fakt pa buk e ma veshmbathje ka ngelur :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top