Basha kërkon referendum: Zero import plehrash. Rama reagon: Rrezik imagjinar
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se opozita do të përdorë të gjithë instrumentet që ka në dorë si opozitë për të kundërshtuar ligjin e importit të plehrave. Në një deklaratë për mediat, Basha premtoi se nesër grupi parlamentar i PD-së, do të çojë në kuvend një kërkesë për të bërë referendum në lidhje me anulimin e ligjit. Sipas shefit të selisë rozë, Edi Rama tradhtoi shqiptarët me miratimin e një ligji që do të sillte helme në Shqipëri
“Kjo është një prerje në besë e qytetarëve, të cilët morën të drejtën që të vendosin ata për mbetjet. Shkelje e premtimit dhe kthimi i importit të plehrave është një aferë korruptive dhe një marrëveshjen e mafies botërore për të sjellë plehrat dhe helmet në Shqipëri.
Tani Edi Rama do tu marrë shëndetin e shqiptarëve dhe t’i japë pakicës miliardat. Edhe kjo është e njëjta si skema e drogës, për të blerë votat dhe zgjedhjet e ardhshme. Kjo është një skemë e qartë që duhet tu vihemi bashkërisht për të kundërshtuar sjelljen e helmeve në Shqipëri. Do përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dorë. Vendimi i parë është që të dërgojmë në Kuvend kërkesën për një referendum, për të ndaluar importin e plehrave. Zero import plehrash dhe këtu duhet tu shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se përse nuk duhet të lejojmë importin e plehrave”, tha Basha.
Por menjëherë pas deklaratës së Bashës, ka reaguar kryeministri Rama, i cili në një postim të shkutër në rrjetet sociale ka thënë se kreu i PD-së flet për një rrezik imagjinar.
“Tani qe Luli kapi flamurin e luftës me rrezikun imagjinar, kuptohet kollaj se në ç’kazan fshihet lepuri i rrenës për ligjin tonë mbi mbetjet”.
g.shqip