Basha: Heqja e ndihmës ekonomike, akt kriminal i Edi Ramës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Basha: Heqja e ndihmës ekonomike, akt kriminal i Edi Ramës

basha1-2.jpg


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi një vendim personal dhe akt kriminal të vetë Edi Ramës heqjen nga ndihma ekonomike të 20 mijë familjeve në vend.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Basha akuzoi qeverinë dhe drejtpërdrejtë kryeministrin si përgjegjës të gjendjes së mjeruar ekonomike të vendit, gjë që sipas tij u thellua edhe më tej për këto 20 mijë familje duke u lënë atyre si alternativë të vetme largimin nga vendi.

Sipas Bashës, dhënia e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë është detyrim i shtetit. Paratë për këtë nuk mungojnë sipas kryedemokratit, por këto para shkojnë për qeveritarët hajdutë dhe bandat e tyre.

“Përpara kemi një qeveri dhe kryeministër të papërgjegjshëm që ka avaz vetëm sulmet ndaj opozitës. Asnjë fjalë për mbi 20 mijë familje që u është hequr ndihma ekonomike pa ju dhënë asnjë shpjegim. Nuk duan t’ia dinë, është e njëjta kategori që kur zuzarët kanë zgjedhje shkojnë i blejnë me një thes miell e me lekët e Habilajve, Tahirit, Ramës. Tani ua shtojnë edhe më tej mjerimin duke u hequr edhe kafshatën e bukës. Vendimi për heqjen e ndihmës ekonomike është vetëm vendimi kriminal i Edi Ramës, pa asnjë shpjegim dhe bazë ligjore. Ndihma është detyrim i shtetit ndaj familjeve që s’kanë të ardhura.

Kanë shpikur një sistem pikëzimi që refuzojnë ta bëjnë publik. ثshtë një krim ndaj këtyre familjeve dhe shpërdorim detyre nga ministrja. Nuk ka krim më të madh se me vetëdije t’u heqësh bukën e gojës të pamundurve. Të gjithë e kemi parë gjendjen e rëndë ekonomike të vendit. Shteti i ka lekët për të dhënë ndihmën ekonomike, por këto lekë shkojnë për ministrat hajdutë. Negociatat dhe Europa janë në rrezik prej korrupsionit, krimit dhe Edi Ramës. Ndaj ftoj qytetarët të bashkohen me të gjithë protestuesit, naftëtarët, artistët dhe të rrëzojmë nga pushteti këta 50 banditë”, tha Basha.

(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top