Basha e përdhosi çadrën

LeVoyageur

Once upon a time...
Nga Andi Bushati

Rreth Lulzim Bashës po tubohen me shpejtësi dy grupime të ndryshme nga njëri- tjetri, që kanë një qëllim të përbashkët: të justifikojnë marëveshjen e turpshme për t’u futur në një palë zgjedhje farsë.
Në grupin e parë hyjnë sa optimistët e pandreqshëm, po aq edhe servilët e pashmangshëm. Në thelb ata mundohen të arsyetojnë se me gati 90 ditë në çadër, PD-ja arriti atë që asnjë opozitë nuk i’a ka dalë ta merrte kurrë në 27 vjet. Ata thonë se e detyruan Ramën të tërhiqet dhe të pranojë gjëra që askush nuk i kishte menduar tre muaj më parë. Ata përmendin minisrat që u larguan dhe ata që do të lënë postet duke argumentuar se kryeministrit i’u rrëzua i gjithë ekipi fitues i 2013.
Në grupin e dytë bëjnë pjesë ata që, ndryshe nga të parët, përpiqen të duken më realistë. Ata janë të ndërgjegjshëm për tërheqjen e palavdishme të Bashës, por reken t’a përligjin atë me rrethimin që i bënë liderit demokrat. Ata pretendojnë se ai nuk mund të luftonte më edhe kundër Europës edhe kundër ShBA, edhe kundër armiqve politikë edhe kundër aleatëve që po përgatiteshin t’a tradhëtonin edhe kundër të blerëve si Bregu e Selami edhe kundër kritikëve dinjitozë si Topalli dhe Patozi.

Pra, nëse të parët përpiqen ta shesin zbythjen për ngadhënjim, të dytët, më të matur, duan të arsyetojnë se liderit demokrat nuk i kishte mbetur asnjë rrugë veç nënshkrimit të marëveshjes me Ramën.
Por, si njëra palë po ashtu edhe tjetra, si idiotët e dobishëm që po thërrasin fitore, si zërat e”arsyeshëm” që justifikojnë tërheqjen, nuk përligjin dot një fakt të thjeshtë: që çadra po mbyllet me një dështim ulëritës.
Ata të gjithë së bashku nuk fshehin dot, jo vetëm përdhosjen e utopisë imagjinare të republikës së re, por edhe dështimin e misionit minimal: zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sepse marveshja e këtij mes maji është as më pak dhe as më shumë sesa pranimi i një gare që nxjerr Edi Ramën fitues.
Dhe për të vërtetuar këtë nuk ka nevojë të kalamendesh në arsyetime të komplikuara. Boll të rimarësh thelbin e asaj që vetë Basha ka thënë dhe propoganduar për tre muaj në çadër.

Me pak fjalë ai ka mbrojtur tezën se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një kryeministër që mban në duar fijet e pushtetit okult të trafikantëve të drogës, të binesmenëve konçesionarë dhe të televizioneve të mëdha të blera me benefice publike. Pra po t’i besoje atyre që Basha kumtonte nga bulevardi i Tiranës, e keqja nuk qe as te data e zgjedhjeve, as tek kreu i KQZ-së, as tek mësuesit socialistë që nxirrnin nxënësit në mitingje dhe as tek drejtorët e policisë të lidhur me kultivuesit e hashashit.
Po ta merrje seriozisht liderin demokrat, bindeshe se Edi Rama kontrollonte një mekanizëm ekstra demokratik me të cilin ishe e kotë të mateshe dhe të konkuroje. Se ai kishte ngritur një sistem që zgjedhjet i shndërronte në farsë dhe opozitën në një zbururim që plotësonte fasadën demokratike.
Në rrjedhim të këtij arsyetimi, Basha pretendonte se kërkesa e tij për zgjedhje pa Ramën, nuk qe as një tekë fëmijënore dhe as një absurditet për të marrë pushtet në tavolinë, por një kusht i domosdoshëm për një proces të ndershëm dhe të pandikuar nga faktorë ekstrademokratikë.
Dhe është pikërisht ky arsyetim që e bën marrëveshjen e tanishme të duket si një dështim ulëritës. Sepse përmes saj lideri i PD ka hequr dorë nga e vetmja gjë që e paraqiti me të drejtë si problemin madhor të këtyre zgjedhjeve.

Po tani me Ramën kryeministër kush do t’i garantojë ato? Disa ministra neutralë që ai mund t’i blejë siç ka blerë gjithçka në këtë vend? Kreu i ri i KQZ-së që vetëm çelësat e kashtës ka në dorë? Disa UFO të ODHIR-it që do të hartojnë raportin final?
Basha nuk mund të argumentojë dot kurrësesi se cila nga koncesionet që ka fituar me këtë “deal” euro-amerikan do t’i pengojë trafikantët të radhiten në fushatë pro njeriut që i bëri të pasur me hashashin? Se cili prej tyre garanton se përfituesit e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit nuk do të hedhin miliona për fushatën e PS-së? Se me ç’farë amendamenti do të pengohen pronarët e mediave të lartësojnë imazhin e liderit global?

Vetëm nëse shtron këto pyetje e kupton më lehtë se Lulzim Basha ka firmosur një marrëveshje për të hyrë në zgjedhje si humbës. Se ai ka arritur vetëm të retushojë pak një garë që sërish do të jetë farsë. Se ai ka pranuar me bisht në shalë një konkurim jo të lirë dhe të ndershëm, madje duke rrezikuar të bëhet edhe qesharak nëse thotë pas përfundimit se ai rezultoi i tillë.
Pikërisht për këtë, si grupimi i parë i mbështetësve të tij që thërasin fitore, si ata që e justifikojnë si të vetmen rrugë që i kishte mbetur, nuk bëjnë asgjë më shumë sesa gënjejnë publikun.
Gjërat duhen thënë troç.
Lulzim Basha jo vetëm është tallur me ata që i besuan për “Republikën e re” e cila u flijua në të njëjtat tryeza si ato ku kishin bërë marëveshje Berisha me Nanon dhe Ramën, por ai nuk arriti dot as objektivin minimal: një palë zgjedhje të ndershme.
Dhe si pasojë shqiptarët do të drejtohen këtë fund qershori drejt kutive të votimit, në një garë të cilës i njihet fituesi. Ato do të marrin pjesë në një farsë e cila dihet se cilin emër do të prodhojë si kryeministër.

Ironikisht, e vetmja enigmë që do të mbetet pas saj do të jetë emri i atij që do të drejtojë opozitën e re. (Lapsi.al)
 
O Lev ma shpjego me fjalet e tua ca ndodh tashi...qe PD dhe PS u bene aleat?? Ja futen gje LSI?
He tashi me trego......se nga gazetat asigjo nuk kuptova .

Dhe ta gezojme hapjen e BLV.....ah edhe nje oferte nga KM
rama-cader.jpg
 
Back
Top