Basha betohet: Programi im për 100 ditët e para

eGo0sTyle

System Engineer
basha_betohet2.jpg

“Betohem. Zoti më ndihmoftë!”. Këto ishin fjalët e para të Lulzim Bashës
si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në orën 13:20, Kryetari i porsazgjedhur i
Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, lexoi formulën e betimit dhe më pas,
Basha, me dorën e djathtë të ngritur lart, u betua para 55 këshilltarëve.
Pas vendosjes së shiritit kuq e zi, Kryebashkiaku i ri mbajti një fjalim rreth 20 minuta dhe në fund, në prezencën e nënkryetarit të Këshillit, Zamir Ndroqi, firmosi mbi formulën e betimit.
FTESA PثR BASHKثPUNIM
Fjalën si Kryebashkiak, Basha e nisi me një ftesë për bashkëpunim në të mirë të Tiranës për të gjithë këshilltarët, pavarësisht se cilës forcë politike i përkasin. Sipas tij, cilido prej të zgjedhurve që ka një ide për Tiranën, administrata që ai do të drejtojë do të jetë gjithëpërfshirëse. “Nëse
dikush ka një ide të mirë për zhvillimin e qytetit, nuk ka rëndësi nëse kjo ide vjen nga Partia Demokratike, Partia Socialiste, LSI, PR, PDIU apo çdo
parti tjetër, e rëndësishme është të punojmë së bashku që ajo ide të realizohet. Ndaj, dua t’ju siguroj se administrata ime do të jetë gjithëpërfshirëse, ku çdo parti politike do të gjejë përfaqësim, duke pasqyruar në këtë mënyrë vetë familjen tonë të përbashkët, Tiranën”, u shpreh Basha. Sipas tij, pavarësisht se rruga që nga fushata elektorale deri në ditën e parë
të punës në Bashki zgjati në kohë, më në fund u arrit në destinacion, për të cilin të gjithë duhet të jenë të gëzuar. Për Kryetarin e ri të Bashkisë, Tirana sot nis një rrugë e re për të ndërtuar Tiranën “që ne të gjithë duam”. “Pritshmëritë e bashkëqytetarëve tanë janë të mëdha sot, dhe me të drejtë,
sepse të mëdha janë dhe mundësitë që shtrihen para nesh, por gjërat nuk do të ndryshojnë brenda ditës, ndryshimi nuk është i lehtë dhe do të vijë më shpejt, nëse të gjithë punojmë së bashku”. Sipas Bashës, pavarësisht se
procesi zgjedhor zgjati përtej normales, gjithçka ia vlejti, sepse në fund zëri i qytetarëve u dëgjua.
PREMTIMET E PARA
Në fjalën e tij para këshilltarëve, Kryetari i ri i Bashkisë bëri dy premtimet e para që do t’i përmbushë brenda katër ditëve të ardhshme. “Këtë të mërkurë pasdite, unë do të hap dyert e Bashkisë së Tiranës për të gjithë qytetarët
që dëshirojnë të vijnë në Bashkinë e tyre dhe do të qëndroj aty derisa të jem takuar me të gjithë ju, pasi Bashkia e Tiranës u përket të gjithë qytetarëve
të saj dhe jo një apo disa prej partive politike, dhe çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në bashkëqeverisje”, u shpreh Basha. Ndërsa premtimi i dytë ka të bëjë me përcaktimin që nga e premtja, gjatë orarit zyrtar qytetarët
do të kenë mundësi të takojnë kryetarin e Bashkisë për të biseduar për të gjitha problemet që i shqetësojnë. Sipas tij, administrata do të jetë
e hapur për të gjithë banorët e kryeqytetit, pavarësisht nëse ata janë të qendrës apo të periferisë, demokratë apo socialistë.
100 DITثT E PARA
Kreu i ri i Bashkisë renditi edhe një herë, si në fushatën elektorale, programin për 100 ditët e para të drejtimit të këtij institucioni. Sipas tij, vendimi
i marrë do të jetë pikërisht ngritja e strukturave për mbrojtjen e konsumatorit, nxitjen e investimeve. “Për këtë arsye, unë do të nis menjëherë punën, për çka kam hartuar edhe një program ambicioz
për 100 ditët e para të qeverisjes, nga i cili do të veçoja: ngritjen e strukturave të sumatorit, nxitjen e investimeve, të biznesit, të punësimit,
si dhe të strukturave që garantojnë konsultim të vazhdueshëm
me qytetarët dhe grupet e interesit. Nisjen e procesit të përgatitjes dhe konsultimit të planit urbanistik të qytetit dhe ndërhyrjet e para urbane.
Zgjidhjen e çështjes së trafikut në qendrën e Tiranës”, u shpreh Basha. Sipas tij, prioritet i 3 muajve të parë në krye të Bashkisë do të jetë edhe
zbatimi i masave për hipotekimin e banesave, hedhja e bazave për një sistem
të ri të financave të Bashkisë (taksa dhe tarifa të reduktuara, transparencë në shpenzime), eliminim për 60 lloje taksat dhe tarifash, përgatitja e
kartës së studentit, si dhe dhënia e kompetencave njësive bashkiake. Megjithatë, sipas Bashës, “Tirana nuk do të ndryshojë brenda ditës, ndaj
përkushtimi ynë duhet te jetë i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm, i shtrirë në të tashmen dhe në të ardhmen, nëse dëshirojmë të ndërtojmë
qytetin e shpresave dhe aspiratave tona”. Ai theksoi se shumë prej problemeve do të kërkojnë kohë për t’u zgjidhur, por shtoi se kjo përpjekje
nuk është që të punohet për zgjedhjet e ardhshme, por për brezat e ardhshëm. Basha premtoi sërish rritjen e numrit të vendeve të punës dhe
përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas Kryebashkiakut, puna do të përqendrohet në ndërtimin e parqeve, shkollave, rrugëve, Unazës së
madhe e tramvajit. “Një pjesë juaja votoi për mua, një pjesë tjetër votoi për kundërshtarin tim dhe një pjesë tjetër preferoi të mos votonte. Si Kryebashkiak, unë do të përfaqësoj secilin prej jush dhe do të punoj me
përkushtim për t’i kthyer ëndrrat tuaja në realitet”, tha më tej Basha. “Të gjithë kemi shpresa e aspirata të përbashkëta dhe unë do të punoj çdo
ditë për realizimin e tyre. Arsyet që na bashkojnë janë shumë më shumë se ato që na ndajnë. Nëse jemi të ndarë, mundësia e suksesit reduktohet
ndjeshëm, por të bashkuar, ne mund dhe do t’ia dalim, ndaj ju ftoj të bashkohemi pasi atëherë edhe objektivat më ambiciozë nuk do jenë më të
pamundur”. ARISTIR LUMEZI
PIKAT E PROGRAMIT 100-DITOR
Unë do të nis menjëherë punën, për çka kam hartuar edhe një program ambicioz për 100 ditët e para të qeverisjes, nga i cili do të veçoja:
Ngritjen e strukturave të posaçme për mbrojtjen e konsumatorit, nxitjen e
investimeve, të biznesit, të punësimit, si dhe të strukturave që garantojnë
konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe grupet e interesit.
Nisjen e procesit të përgatitjes dhe konsultimit të planit urbanistik të qytetit dhe ndërhyrjet e para urbane. Zgjidhjen e çështjes së trafikut në qendrën e Tiranës.
Adaptimin dhe zbatimin e masave për mundësimin e hipotekimit të banesave të pahipotekuara.
Hedhjen e bazave për një sistem të ri të financave te Bashkisë, që bazohet tek
taksat dhe tarifat e reduktuara, shpenzime produktive dhe transparente.
Eliminimin e 60 llojeve te taksave/tarifave, si dhe përgatitjen e paketës fiskale dhe të shpenzimeve për 2012 dhe ngritjen e sistemit informatik për pasqyrimin në faqen zyrtare të shpenzimeve të Bashkisë
Përgatitjet për emetimin e kartës së studentit, me tarifa zero dhe/ose të
reduktuara lidhur me shërbimet bashkiake
Përgatitjen e platformës së decentralizimit të kompetencave dhe burimeve drejt njësive bashkiake dhe përfaqësive te komuniteteve te lagjeve.


Burimi : Panorama.
 
Back
Top