Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Dacic mund të bëhen pjesë e një simbolike të madhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Burime të gazetës “Tribuna”, kanë shpjeguar se diplomatët evropianë, pos që kanë kërkuar që deri më 15 qershor barrikada mbi lumin Ibër të hiqet, ata u kanë sugjeruar dy burrështetasve që ta shfrytëzojnë largimin e kësaj barrikade edhe për simbolikë.
“Ideja është që ata të dy të marrin pjesë bashkërisht në heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, duke e dërguar mesazhin e normalizimit të jetës në veri”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar evropian i afërt me dialogun. /Telegrafi/