Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Barnat serbe, vdekjeprurëse

Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA thotë se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen, shkruajnë mediat serbe. Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka thënë për Kosovapress se produktet e Hemofarm-it, për shkaqe dokumentacioni që nga janari i këtij viti janë ndaluar të importohen në Kosovë, mirëpo ai nuk e ka mohuar që produkte të tilla të ketë në barnatoret kosovare. Megjithatë, ai ka thënë se presin vendimin e agjencisë amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA dhe nëse ata vërtetojnë se prodhimet e tilla janë të dëmshme atëherë do të ndalohet rreptësisht. Sipas FDA-së, barnat e kompanisë farmaceutike “Hemofarm” kanë baktere vdekjeprurëse. Agjencia në fjalë para dy javësh iu ka dërguar letër udhëheqësve të Hemofarmit dhe kërkon kontroll të cilësisë përmes trajnimit të ri të të punësuarve, pastaj ridizenjimin e hapësirave të caktuara, rritjen e pastërtisë etj. Prodhimet e Hemofarmit gjenden në shumicën e farmacive të Kosovës. Ndërkohë që kontrolli i barnave në Kosovë është në nivele të ulëta, atëherë këto barna të rrezikshme janë lehtësisht të përdorshme nga popullsia në Kosovë.
 
Titulli: Barnat serbe, vdekjeprurëse

Sikur te ishin vetem barerat e Hemofarmit te serbise, prodhime te rrezikeshme qe hyjne ne Kosove, por ka shume produkte te tilla, bile edhe nga ato qe menagjohen nga bosat e medhenje te Kosoves qe jane shume te demshme per shendetin, qe prodhohen enkas per tregun Kosovar ne linja te vecanta prodhim dhe ne serish vazhdojme ti blejme.
Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale thote se shkaku i dokumentacionit nuk kane hyre produkte te tilla qe nga Janari dhe jo sepse jane te demshme prodhimet qe vijne nga Serbia? Marrin rroga nga bugjeti i Kosoves, per ta mbrojtur popullin qe permes taksave ua jep pagen mujore, dhe per kembim blejme helme neper barbatoret tona///Hallal ju qofte...vecse nuk e di cfare barnash blejne ata per femijet e tyre...nuk e besoj qe jane te Hemofarmit???
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back