Barca fiton edhe Superkupën e Evropës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Pas një drame të zhvilluar në Monako, Barcelona ka arritur ta mposhtë me rezultat minimal Shakhtarin për t’u shpallur fitues i Superkupës së Evropës.

Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Evropës, e zhvilluar të premten mbrëma në Stadiumin Louis II të Montekarlos, ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Barcelonës, dhe fituesit të Kupës UEFA, Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me fitoren e Barcelonës prej 1-0.

Duhet përmendur që Barca e filloi ndeshjen me treshen sulmuese Lionel Messi, Thierry Henry dhe Zlatan Ibrahimovic, derisa në anën tjetër sulmonte vetëm Luiz Adriano, i mbështetur nga mesfushorët Fernandinho, Ilsinho dhe ثillian.

Edhe pse Barcelona ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës duke krijuar presion tek ukrainasit, Shakhtari u mbrojt mirë duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes të përfundonte pa gola.

Ngjashëm ndodhi edhe në pjesën e dytë, Blaugranët nuk arritën ta gjenin rrjetin e portës kundërshtare, kështu që koha e rregullt përfundoi pa gola.

As në 15 minutat e para të kohës shtesë nuk u shënua gol, mirëpo në gjysmën e dytë të vazhdimeve më në fund Barcelona shënoi.

Pas një kombinimi ndërmjet Lionel Messi dhe lojtarit që zëvendësoi Zlatan Ibrahimovicin, Pedro Rodriguez, ky i fundit e gjeti rrjetën kundërshtare për t’ia dhënë avantazhin Barcelonës, pak minuta pa përfunduar takimi (115’).

Ky ishte edhe goli i fitores, i cili Barcelonës ia siguron trofeun e Superkupës së Evropës, edhe atë për të tretën herë në histori të klubit.
 

Attachments

  • SML_barcelona-football-club-badge-fc-barcelona-poster.jpg
    SML_barcelona-football-club-badge-fc-barcelona-poster.jpg
    56.6 KB · Shikime: 12
Qenka bere e forte Barcelona....
Ku jan tifozat e Barces, se si digjoj duke bere feste ketu:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top