SempreBarca
Anëtar i Respektuar
Guardiola: “Interi është një skuadër e frikshme, Murinjo një ndër më të mëdhenjtë”
Vullkani islandez dhe reja e çmendur kanë mbuluar Europën. Ai që mund të nxjerrë një përfitim të mundshëm nga hiri është Interi, i cili do të luajë sonte gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Barcelonës së Leo Mesi. Kjo ka detyruar blaugranët të heqin dorë nga udhëtimi komod me avion për Milano dhe të ndërmarrin një odise me autobus prej mijëra kilometrash e mbi 12 orë rrugë. Katalanasit janë nisur pasditen e të dielës në bordin e dy autobusëve, kanë kaluar natën në Kanë dhe dje në mëngjes kanë rinisur në orën 10.00 etapën e dytë dhe të fundit të udhëtimit për të arritur në Milano. Pak pas mesditës kanë mbërritur në qytetin italian dhe më pas kanë proceduar sipas programin me stërvitjen në San Siro. Sigurisht, nuk është udhëtimi ideal, edhe pse 20 të grumbulluarit e Pep Guardiolës do të kenë më shumë se 24 orë për t’u rigjeneruar në prag të ndeshjes. Por Serxhio Buskuets, pas stërvitjes së mëngjesit të së dielës ka paralajmëruar shokët, se udhëtimi-odise “nuk është absolutisht një justifikim. Në këtë pikë të sezonit, as udhëtimet, as ndeshjet e shumta nuk mund të jenë alibi: shkojmë atje për të fituar, siç bëjmë gjithmonë”. Madje, mijëra kilometra me autobus mund të jenë një avantazh, ka thënë mesfushori, duke përforcuar ndjenjën e familjes mes lojtarëve të Guardiolës. Skuadra ka mbërritur e lodhur nga udhëtimi, por gati e kompletuar. Sigurisht që do të mungojnë Andres Injesta, i dëmtuar. Por Guardiola ka rikuperuar Zlatan Ibrahimoviç, që ka luajtur 10 minutat e fundit në derbin me Espanjolin (0-0) dhe francezin Abidal. Ndërsa Interi, i cili ka luajtur të premten me Juventusin ka pasur 24 orë më shumë në dispozicion për t’u rigjeneruar. Për të tretën herë në këtë sezon do të kemi një duel të ri në distancë mes të arratisurve Ibra e Eto'o. Megjithatë, njerëzit te të cilët skuadrat respektive kanë varur shpresat janë Mesi e Shanjder. Argjentinasi është kërcënimi i madh i Interit. “Interi është një skuadër e madhe dhe në Champions ka zhvilluar disa ndeshje perfekte, tha dje në konferencën për shtyp trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. Do të luajmë përballë një skuadre që të tremb dhe që mund të hedhë në fushë lojtarë të mëdhenj. Murinjo është një nga trajnerët më të mëdhenj në botë dhe për mua është një nder të përballem me të”.