Barack Obama, president i SHBA-ve

Ado

FISEBILIL-LAH
Barak Obama është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë presidenti i parë afrikano-amerikan në historinë e këtij vendi. Demokrati Obama e tejkaloi ndjeshëm numrin e 270 votave elektorale, të nevojshme për fitoren. Ai ka siguruar 338 vota elektorale, ndërsa rivali i tij republikan, John McCain, mori 152 vota.

Qindra mijëra përkrahës të Obamës dolën nëpër rrugët e qytetit të tij, Chicago, me thirrje gëzimi, sapo rrjetet televizive e deklaruan Obamën fitues të zgjedhjeve presidenciale. Përkrahësit entuziastë valëvisnin flamuj amerikanë, disa prej tyre qanin me lot gëzimi.

Në fjalimin e fitores Obama tha: "Nëse ka njeri që ende dyshon se Amerika është vend ku çdo gjë është e mundur, që ende vret mendjen nëse ëndrra e themeluesve tanë është gjallë në epokën tonë, që ende vë në pyetje fuqinë e demokracisë sonë, sonte keni përgjigjen".

Fitorja e tij përballë republikanit John McCain erdhi si rezultat i përkrahjes nga të rinjtë, afrikano-amerikanët dhe gratë.

Shpresat e McCainit për ta fituar garën u zbehën, kur ai humbi garën në disa shtete tepër të rëndësishme për garën, si Pensilvania, Florida, Ohio dhe Virginia. Që nga viti 1964, asnjë republikan nuk kishte humbur në Virginia.

McCain i telefonoi nga qyteti i tij, Feniksi i Arizonës Obamës, për ta përgëzuar për fitoren historike, duke theksuar se fitorja e tij ka një domethënie të veçantë për afrikano-amerikanët.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush i telefonoi Obamës për ta uruar për fitoren. Fitorja e Obamës i jep fund drejtimit 8 vjeçar të Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Bush.

Barack Obama do të jetë presidenti i parë zezak në historinë 232 vjeçare të Shteteve të Bashkuara. Ai do të bëjë betimin më 20 janar. /VoA/BBC/Telegrafi/
 
E prisja fitoren e Obames.. ose me mire te themi, e mireprisja! Imagjinoni se cfare ndryshimi eshte bere me kete fitore.. e te mendosh qe Obama ka vetem 4 vjet qe ka hyre ne Senat.
 
Fitoi ai qe u desh te fitonte edhe normal eshte ditur me heret qe obama fiton.
 
E ndoqa mbreme hap pas hapi e nuk kisha asnje pike dyshimi per fitoren e tij...Mendoj qe shume gjera do ndryshojne per mire tani.
 
E ndoqa mbreme hap pas hapi e nuk kisha asnje pike dyshimi per fitoren e tij...Mendoj qe shume gjera do ndryshojne per mire tani.

Le te shpresojme se paku....!(A)
 
Mendova se SH.B.A kishte nevoj per njerz si puna e Bill Clinton,dhe do ishte John McCain nje zgjedhje e duhur...Po le te shohim cfar do katranosi ky (pakica komtare)Pa ofenduar askend.
 
Si nje fitore e parashikuar dhe e deshiruar nga populli amerikan, si dhe nje fjalemires si Obama :D....te shpresojme se do kete ndryshime dhe permiresime ekonomia dhe kriza.
 
Mendova se SH.B.A kishte nevoj per njerz si puna e Bill Clinton,dhe do ishte John McCain nje zgjedhje e duhur...Po le te shohim cfar do katranosi ky (pakica komtare)Pa ofenduar askend.

S'po e kuptoj menyren tend te llogjikimit. Bill Clinton eshte Demokrat, McCain Republican...dhe Bill Clinton ka mbeshtetur Obamen ne kete fushate. Nqs te pelqen McCain, mos e ngaterro me Clinton. ;)
 
Me pelqen fakti qe kam qene deshmitare e historise mbreme. Kur te behem gjyshe dhe niperit ose mbesat e mi do te kene per detyre te shkruajne rreth ndryshimit qe sollen keto zgjedhje, ata do te vijne tek une te me pyesin se si ndodhen gjerat, ne te njejten menyre qe shkonim ne tek gjysherit tane per te pyetur cfare ndodhi ne luften nacional clirimtare.
 
Amerika votoi ndryshimin.
Kane qene dite plot emocion keto qe jetova, edhe une u perfshiva ne entuziazmin obamian. Me mahnit demokracia amerikane, prandaj jane nje popull i madh.
Yes he can, he can Change America, couse america its a land made for change.
Go Barack
 
Tek Motown Radio sot degjova dicka shume te lezetshme. Folesi po thonte qe ky president, ky ndryshim, nuk eshte vetem per zezaket, por per cdo Amerikan, per te badhet, dhe per ate "Albanian truck driver," qe kishte marre ne telefon me pare, lol.
Sa kam qesh, sidomos duke menduar se sa "bukur" llogjikojne shume shqiptare duke e perbuzur nje ish-student te Harvard sepse eshte zezak.

Dhe ja ku qenka, nje shofer kamioni shqiptar qe qenka ndryshe nga shumica e te rriturve shqiptare. :)
 
Gezohem per Obamen, shpresoj politiken ta luaj me mire dhe me drejt...
 
Me pelqen fakti qe kam qene deshmitare e historise mbreme. Kur te behem gjyshe dhe niperit ose mbesat e mi do te kene per detyre te shkruajne rreth ndryshimit qe sollen keto zgjedhje, ata do te vijne tek une te me pyesin se si ndodhen gjerat, ne te njejten menyre qe shkonim ne tek gjysherit tane per te pyetur cfare ndodhi ne luften nacional clirimtare.

Ishte vertete nje nate me emocione.

Ne te vertete e parashikova fitoren e Obames qe kur mora vesh nga ora 8 o 9 se mbaj mend, por kur pash qe ai kishte fituar ne shtetin e Ohio. Nuk di ndonje president qe ka fituar dhe nuk ka fituar kete shtet. Pastaj patjeter ne oren 11 me fitoren e votave elektorale. Yes!

Ishte vertete nje nate qe do e mbajme mend (me shume meqe kete vit votova vete prandaj do e kujtoj gjithmon).
 
Go Obama Go....Qe nga fillimi kam bere tifo per te dhe me behet shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume qejfi qe doli parashikimi im..Uroj te mos dale i gjithi,pasi une thashe qe do e fitoje por qe do kete te njejtin fat me Kennedy....
 
Go Obama Go....Qe nga fillimi kam bere tifo per te dhe me behet shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume qejfi qe doli parashikimi im..Uroj te mos dale i gjithi,pasi une thashe qe do e fitoje por qe do kete te njejtin fat me Kennedy....

Ne fakt ate po mendoja kur do dilte dje te jepte fjalimin, por kur pash gjithe ato brohorima, dhe menyra sesi u prit ai me iku ai mendim. Tani koha per ndryshim (megjithese ja kam friken "mbeturinave" qe do leri Bushi mbrapa).
 
tani ajo shpia e bardhe do behet shtepia e zeze :p:pLOLLOL .........me erdhi mire ndryshimi duhet te shohim tani se qdo ndodhe.....
 
Ne fakt ate po mendoja kur do dilte dje te jepte fjalimin, por kur pash gjithe ato brohorima, dhe menyra sesi u prit ai me iku ai mendim. Tani koha per ndryshim (megjithese ja kam friken "mbeturinave" qe do leri Bushi mbrapa).

Pikerisht ate kam frike une,se do dale ndonje maskare te beje te paberen.Uroj te mos ndodhe pasi mendoj qe Obama do beje historine.Jo vetem ne shtepine e bardhe.

Une po degjoja statistikat dhe me te vertete mu be qejfi,se nuk e kishin votuar vetem afroamerikanet por dhe nje % e larte e te bardheve.Pastaj u tregua zoteri burre me ate fjalim qe mbajti.
 
Sot po flisnim ne shkolle per kete edhe nje mesues na tha sot nuk ishte vetem fitorja e Obames por e njerzimit eshte nje hap perpara ky i sotmi.
 
mu be qejfi jashtezakonisht shume
per Obamen
e meriton
 
Ne Amerike dje ndodhi mrekullia :ciaoo::ciaoo:Edhe njehere u deshmua superioriteti i saj dhe vendosmeria se eshte vende i mundesive te barabarta dhe theu ne menyr ekstreme majat e demokracise. :ciaoo::ciaoo::dong:Jo larg, para dekadash me norma ligjore ishin te ndare racat :gjujpeshk: por, dje u deshmua se sa larg ka ikur nga e djeshmja :dong::dong: Kur do ndodhe e njejta gje ne Evrope, Rusi, Azi :motor:Ndoshta kurre , ndoshta ne shekujt e ardhshem, ndoshta :lexim:Dje u deshmua se e meriton superioritetin qe ka :kercejme:se eshte vende i te gjithe njerezve te botes :kercejme:dhe jo rastesishte enderr per te gjithe ata :gjujpeshk:
 
Mua me pelqeu me shume deklarata e McCain pas humbjes..dhe po mendoja, kur do vije ajo dite qe ne Shqiperine tone te dashur humbja te pranohet me dinjitet( te shtirur a jo crendesi ka)..:)

Uroj qe Obama te sjelle ndryshime per mire..:)
 
URIME - sa mire qe fitoj nje i zi dhe nje i mencur. Ne shqiptaret vetem te mira kemi pas nga Amerika, keshtu qe duhet te mendojme edhe per te miren e Amerikes. E mira e Amerikes eshte me pas president ni njeri si Obama. Ai do ta ndryshoj imazhin e Amerikes ne bote dhe jeten e amerikaneve te cilen Bushi ua ka shkaterru. Bravo - dhe me vjen mire qe racistat (ne mesin e te cileve ka plot shqiptare) kane pesuar disfate. Kjo deshmon se Amerika eshte me te vertete shteti me demokratik ne bote dhe se atje ka ndryshu jeta dhe mendimi i njerezve. KJo eshte nje nder ditet me te mira qe njerezimi ka pas ndonjehere ne historine e vet te ekzistimit. URIME OBAMA!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top