Banorët e Zharrëzës thirren në takim, ata nuk pranojnë pa këtë kusht!

Monique

With or Without u
Banorët e Zharrëzës janë thirrur brenda Ministrisë së Energjitikës, por ata kanë një kusht. Grevistët kërkojnë shoqërimin nga çdolloj media që i ka mbështetur dhe jo nga ato që janë të blera nga pushteti.
Thuhet se protestës së tyre u janë bashkuar edhe protestuesit e Partisë Demokratike dhe këta banorë kërkojnë largimin e tyre.

"اfarë frikë ka kryeministri nga transparenca?", thërret një nga banorët.

Njëkohësisht kërkohet largimi i mediave televizive, të cilat e kanë neglizhuar raportimin e çështjes së banorëve të Zharrëzës.


Ps: Ata nuk dua te perzihen me tavallane e cadres...bravo!!!
 
Edhe pse kërkoi që me protestuesit e Partisë Demokratike, t’i bashkohej protestës së banorëve të Zharrëzës, Lulzim Basha është përzënë nga këta banorë, të cilët i kanë kërkuar që të largohet, sepse sipas tyre opozita është bashkëpunëtore me Bankers Petrolium.
I përzënë nga protesta, Lulzim Basha ka thënë për Dritare.net se u kërkon falje banorëve që nuk i mbrojti shtëpitë e tyre dhe për sa i përket përzënies nga protesta, Basha ka thënë se është në dijeni të çdo lëvizje të tyre, pasi vetë ata e kishin telefonuar.

Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpite dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha

Ndërkohë nga ana tjetër, banorët e Zharrëzës e kanë mohuar kategorikisht të kenë folur ndonjëherë me Bashën.
 
Greva e banorëve të Zharrëzës ka përfunduar pas vendimit të qeverisë për dëmshpërblim 100% të shtëpive të dëmtuara në zonën e Patosit dhe Roskovecit, të prekura nga lëkundjet e tokës nga proceset e injektimit të ujit në puset e naftës nga kompania “Bankers”.


“Ky vendim përcakton afate për vlerësimin e përshpejtuar për banesat e dëmtuara rëndë apo tërësisht dhe dëmshpërblimin e tyre në masën 100%”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.

Vetë banorët ftohet të jenë pjesë e vlerësimeve të dëmeve që do të bëhen në mënyrë të përshpejtuar: “Afati i parë është 30-ditor. Duhet punë intensive në terren. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve, në mënyrë që për shtëpitë e dëmtuara rëndë të kemi brenda 30 ditëve vlerësimet përfundimtare”.

Po ashtu, nga ana tjetër, është urdhëruar kompania “Bankers” të ndalojë përgjithmonë injektimin e ujit në puset e naftës. Prej disa javësh, banorët e fshatit Zharrës protestonin për të marrë dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e tokës nga proceset e nxjerrjes së naftës.

Protesta kulmoi me një marshim disa ditor nga Patosi në Tiranë dhe me zhvendosjen e grevistëve përpara MEI-t.
Top-Channel
 
Back
Top