Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma shqetësuese
Banorët e fshatit Kalachu në Kazakistan vuajnë prej 5 vjetësh në mënyrë kolektive nga një sëmundje e çuditshme që u shkakton atyre gjumë që zgjat pa ndërprerë për ditë me radhë. Por tashmë gjendja është përkeqësuar dhe këta banorë po përjetojnë simptoma të tjera të çuditshme dhe mjaft shqetësuese, si rritje të dëshirës seksuale, halucinacione tek fëmijët, apo probleme me ndryshimin e personalitetin. Një banore e fshatit tha për ‘MailOnline’: ‘Doktorët u shkrinë gazit dhe infermieret u skuqën nga turpi kur panë burrat tanë. Menjëherë sapo zgjohen nga gjumi disaditor, pasi nisin të ecin, gjëja e parë që duan është seksi, dhe kjo ndjesi iu zgjat të paktën 1 muaj’.
Në fillim të këtij viti autoritetet lokale kishin planifikuar që të transferonin të gjithë fshatin pasi dyshohej se gazi i radonit i çliruar nga minierat pranë tij ishte shkaku i kësaj gjendjeje të pazakontë.
Pas disa viteve kërkimesh dhe testesh, shkencëtarët e Universitetit ‘Tomsk Polytechnic’ përjashtuan faktin se shkak i sëmundjes misterioze mund të ishte një bakter ose virus, por e nuk mundën ta lidhnin atë me faktorët mjedisorë gjithashtu.
Ekspertët më në fund arriti në përfundimin se disa miniera të vjetra uraniumi të epokës sovjetike, tashmë të braktisura mund të ishin shkak i sëmundjes së banorëve, duke qenë e fshati është ndërtuar në afërsi të tyre.
Edhe pse ato aktualisht nuk kanë lënë nivele të rrezikshme rrezatimi, trashëgimia mbetet.
Profesor Rikhvanov tha: “Minierat lënë hapësira nëntokësore të cilat ishin mbushur ngadalë me ujë, i cili gradualisht ka dalë në sipërfaqe duke sjellë me vete sipër xhepa gazi brenda tij.
“Gazi ka një efekt toksik që e shtyn një person në një gjendje ëndrre, çka e bën atë më pas të bjerë në gjumë të thellë”, tha Rikhvanov.
g.shqip