Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma shqetësu

Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma shqetësuese

fshati.jpg


Banorët e fshatit Kalachu në Kazakistan vuajnë prej 5 vjetësh në mënyrë kolektive nga një sëmundje e çuditshme që u shkakton atyre gjumë që zgjat pa ndërprerë për ditë me radhë. Por tashmë gjendja është përkeqësuar dhe këta banorë po përjetojnë simptoma të tjera të çuditshme dhe mjaft shqetësuese, si rritje të dëshirës seksuale, halucinacione tek fëmijët, apo probleme me ndryshimin e personalitetin. Një banore e fshatit tha për ‘MailOnline’: ‘Doktorët u shkrinë gazit dhe infermieret u skuqën nga turpi kur panë burrat tanë. Menjëherë sapo zgjohen nga gjumi disaditor, pasi nisin të ecin, gjëja e parë që duan është seksi, dhe kjo ndjesi iu zgjat të paktën 1 muaj’.

fshati1.jpg


Në fillim të këtij viti autoritetet lokale kishin planifikuar që të transferonin të gjithë fshatin pasi dyshohej se gazi i radonit i çliruar nga minierat pranë tij ishte shkaku i kësaj gjendjeje të pazakontë.

Pas disa viteve kërkimesh dhe testesh, shkencëtarët e Universitetit ‘Tomsk Polytechnic’ përjashtuan faktin se shkak i sëmundjes misterioze mund të ishte një bakter ose virus, por e nuk mundën ta lidhnin atë me faktorët mjedisorë gjithashtu.

Ekspertët më në fund arriti në përfundimin se disa miniera të vjetra uraniumi të epokës sovjetike, tashmë të braktisura mund të ishin shkak i sëmundjes së banorëve, duke qenë e fshati është ndërtuar në afërsi të tyre.

fshati2.jpg


Edhe pse ato aktualisht nuk kanë lënë nivele të rrezikshme rrezatimi, trashëgimia mbetet.

Profesor Rikhvanov tha: “Minierat lënë hapësira nëntokësore të cilat ishin mbushur ngadalë me ujë, i cili gradualisht ka dalë në sipërfaqe duke sjellë me vete sipër xhepa gazi brenda tij.

“Gazi ka një efekt toksik që e shtyn një person në një gjendje ëndrre, çka e bën atë më pas të bjerë në gjumë të thellë”, tha Rikhvanov.
g.shqip
 
Titulli: Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma

Po pres bileten te nisem
 
Titulli: Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma

ua ahahhaa.... ne fakt me keto mbindotje e deme atmosferike normal qe do kete pasoja per njerzit.
 
Titulli: Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma

Pse rrine akoma aty? Mahhh
 
Titulli: Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma

Pse rrine akoma aty? Mahhh

Do ikim ta shofim ket venin? Apo do te ikim ne nji koncert ke rrjeshti pare (ky jan speakers) me zhumre qe mos te degjojme nga veshet per nja 2 dite?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma

hahahahaha mua se di pse me duket nje fshat i lumtur gjume te embel pacin :P
 
Titulli: Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma

Do ikim ta shofim ket venin? Apo do te ikim ne nji koncert ke rrjeshti pare (ky jan speakers) me zhumre qe mos te degjojme nga veshet per nja 2 dite?

Udhetimi i fundit?:P
 
Titulli: Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma

Udhetimi i fundit?:P

Pastaj ikim ne Mars. Kam ca lidhje me NASA dhe me MIT kshu qe do e sigurojm i ven.
 
Titulli: Banorët e fshatit që bien në gjumë me ditë të tëra shfaqin të tjera simptoma

Kot skam thene une qe jam fansja jote per keto idete gjeniale!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back