Bankat që u kanë rezistuar shekujve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sot që bankat e të gjitha përmasave po shohin shkatërrimin, ato që u kanë rezistuar kohërave mund të numërohen me gishtat e një dore. ثshtë e lehtë të imagjinoni këtë skenar të tmerrshëm dhe të mos pushtoheni nga ankthi se banka tjetër do të jetë e juaja. Megjithatë, disa banka i kanë vazhduar veprimet mes luftërave civile, luftërave botërore dhe depresioneve ekonomike pa rrezikuar mbylljen. Këto nuk janë bankat e para në botë. Sot gjithçka ka ndryshuar dhe ne kemi transferta telegrafike e bankomate, por fillimet e bankave as që i ngjajnë këtyre të sotmeve. Institucionet më të hershme në historinë njerëzore datojnë që në shekullin e 18-të para Krishtit. Në atë kohë njerëzit më të pasur u jepnin hua të varfërve, që nga Babilonia e deri në perandorinë romake. Emri “bankë” vjen nga italishtja, i përdorur gjatë rilindjes nga bankierët florentinë, që i kryenin veprimet financiare mbi një tavolinë të mbuluar me mbulesë të gjelbër. Në perandorinë e lashtë romake, huadhënësit ngrinin tezgat në mes të oborreve të mbyllura, në një stol të gjatë që quhej “bancu”. Atje jo vetëm investoheshin para, por ky ishte i vetmi “Exchange” i ligjshëm në Romë. Banka e parë është themeluar në vitin 1472, në Itali. Qëllimi i saj ishte të ndihmonte fermerët dhe të varfrit. Jo vetëm që ia arriti qëllimit, por falë kësaj ndihme Siena u bë qyteti me infrastrukturën më të mirë në atë kohë, prej të cilit banka mori emrin. Banka “Berenberg” është themeluar në vitin 1590. Sot është banka me reputacionin më të mirë në Gjermani. Banka e tretë është angleze, ndërsa e katërta skoceze, dhe së fundmi banka e parë e Nju Jorkut. Këto janë pesë bankat më të vjetra që kanë mbijetuar në të gjithë botën dhe secila ka historinë e saj. Le t’i urojmë jetë edhe më të gjatë!

5. Banka e Nju Jorkut, sot banka “New York Mellon”
Nju Jork, Nju Jork, 1784

Gjithçka nisi me një konferencë shtypi, ku u njoftua plani për të formuar bankën e parë të Nju Jorkut, viti 1784. Alexander Hamilton, avokat i respektuar në atë kohë, hartoi kushtetutën e bankës dhe e drejtoi atë gjatë viteve të formimit. 8 vite më vonë ishte kompania e parë që u tregtua publikisht kur u hap “Bursa e Nju Jorkut”, viti 1792. Sot është banka më e vjetër në SHBA dhe kanë edhe një adresë në “Wall Street” për ta vërtetuar.

4. Banka e Skocisë, sot “Halifax Bank of Scotland”
Edinburg, Skoci, 1695

Edhe pse koncepti i kartëmonedhave nuk ishte i ri për Skocinë në shekullit e 17-të, Banka e Skocisë ishte e para që printoi kartëmonedhën e saj. Kjo ishte e veçantë sepse u themelua të ndihmonte bizneset, ndërsa Banka e Anglisë, e themeluar në vit më parë, ekzistonte të financonte shpenzimet e qeverisë. Rivalja e kësaj banke ishte “Royal Bank of Scotland”. Sot është i vetmi institucion tregtar i krijuar nga Parlameneti i Skocisë.

3. Banka “C. Hoare & Co”
Londër, Angli, 1672

Para adresave moderne të rrugëve, njerëzit përdornin shenja për vendndodhjen e ndonjë dyqani. Sër Richard Hoare nuk mund të kishte zgjedhur simbol më të mirë se “Shishja e artë”, pasi shishet e verdha konsideroheshin shenjë luksi në atë kohë. Kjo bankë dukej edhe më serioze duke qenë se ishte zbukuruar me ngjyrë të verdhë. Ndërtesa është evakuuar gjatë Luftës së II-të Botërore. Sot menaxhohet nga pasardhësit e Sër Hoare.

2. Banka “Berenberg Bank”
Hamburg, Gjermani, 1590

E themeluar në vitin 1590 nga Hans dhe Paul Berenberg, dy vëllezër që merreshin me tregti veshjesh dhe biznesin e import-eksportit. Kjo bankë u rrit edhe më shumë gjatë periudhës së begatisë në Hamburg. Qyteti shumë shpejt u bë qendra e aktivitetit financiar dhe tregtar. “Berenberg Bank” sot ka zyra në të gjithë Evropën dhe mban titullin si banka më e vjetër private në Gjermani.

1. “Banca Monte dei Paschi di Siena”
Siena, Itali, 1472

Fillimisht u formua si “Monte di Pieta”, për t’i dhënë kredi të varfërve në bujqësi. Kjo është banka që u ka rezistuar të gjitha kohërave, pra banka më e vjetër në botë. “Monte” do të thotë “mal”, që i referohet grumbullimit të parave që përdoren për bamirësi. Kjo bankë vërtet që ka ndihmuar në ekonominë e nevojtarëve dhe në infrastrukturën e qytetit. Sot është banka më e vlerësuar në të gjithë Italinë. TO
 
Titulli: Bankat që u kanë rezistuar shekujve

Monte dei Paschi di Siena - Banca e pare e hapur ne Itali, eshte edhe banka ku une kam llogarine time bankare:D

Deri tani jam gjendur mrekulli! Taksat qe ajo ke ne sherbime jane shume here me te uleta se bankat e tjera!
Mundohet te mos vjedhe fare lek dhe gjeja me pozitive eshte se ne fund te vitit arrij te kem nje 400€ me teper se viti i kaluar:D

Kjo eshte me pozitivja e bankes time:)
 
Titulli: Bankat që u kanë rezistuar shekujve

Ndersa une e kisha tek Banca Di Roma.Por e mbylla aty se me grinte leket...
Kisha dhe nje karte tek MPS,por skadoj e nuk jam marre me me te...Tani kam librezen dhe postepay..:)
 
Titulli: Bankat që u kanë rezistuar shekujve

Ndersa une e kisha tek Banca Di Roma.Por e mbylla aty se me grinte leket...
Kisha dhe nje karte tek MPS,por skadoj e nuk jam marre me me te...Tani kam librezen dhe postepay..:)

edhe poste italiane nuk eshte keq..Tek poste italiane kam leket e qerase dhe bukes qe me hedh mami muaj per mua..Po kursimet i mbaj tek MPS:)
 
Titulli: Bankat që u kanë rezistuar shekujve

ndersa une i kam tek banka "Posht Jastekut" .... me e sigurta qe mund te jete .... as lupenit sja man suma :P
 
Titulli: Bankat që u kanë rezistuar shekujve

Po western unioni??? e di qe nuk eshte banke po me te bej transferta parash :P:P
 
Titulli: Bankat që u kanë rezistuar shekujve

Edhe Lehman Brothers qe nuk ka 3 muaj qe falimentoi,kishte plot 207 vjet qe i sherbente ekonomise amerikane dhe asaj boterore!Eshte ne zemer te Manhattan.

Lehman Brothers Headquarters

lehman_brothers_bldg.jc.jpg
 
Titulli: Bankat që u kanë rezistuar shekujve

unikredit eshte 1shi si ajo ska me telefon bej cdo levizje jo si ke te tjerat jo duhet firma per bonifico jo duhet kjo pf unicredit numer 1-sh
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top