Ado
FISEBILIL-LAH
Banka Islamike pritet t’i japë Qeverisë së Kosovës kredi në vlerë prej 27 milionë eurosh. Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë nisur negociatat me krerët e kësaj banke për tërheqjen e kësaj kredie, e cila do të përdoret për investime në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Bisedimet për këtë çështje, sipas zëvendësministrit të Financave, Ramadan Avdiut, janë zhvilluar në fund të muajit të kaluar në Xhidde të Arabisë Saudite ku është mbajtur konferenca e rregullt vjetore e Bankës Islamike.
“Ne kemi marrë pjesë si vëzhgues në këtë konferencë dhe jemi takuar me presidentin e Bankës Islamike me të cilin kemi biseduar për tërheqjen e kredisë në vlerë prej 27 milionë eurosh”, ka thënë Avdiu.
Kredia nga Banka Islamike do të jetë pa kamatë pasi që kjo nuk aplikohet nga sistemi bankar arab.
“Me sheriat e quajnë kamatën haram, dhe për këtë ne nuk jemi të obliguar ta paguajmë atë”, ka thënë Avdiu.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të jetë e obliguar ta kthejë kredinë pas një periudhe 10-vjeçare.
“Kjo ende nuk është saktësuar, por pritet të definohet kështu në kohën kur do të nënshkruhet marrëveshja. Finalizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në muajin shtator”, ka thënë zv.ministri i Financave.
Banka Islamike, sipas tij, i kishte premtuar Kosovës një ndihmë prej 40 milionë euro para 11 vitesh. Në vitin 2000, ishte alokuar një shumë prej 10 milionë eurosh për ndërtim shkollash. Kjo shumë ishte dhënë në formë granti për zhvillimin e arsimit. Prej ndihmës prej 40 milionë eurosh, diku 3 milionë i janë dhënë një Institucioni Mikrofinanciar në Kosovë.
“Shuma prej 27 milionëve e paraparë si kredi për qeverinë nuk ishte lëshuar për shkak të situatës politike në Kosovë, e që nuk garantonte siguri. Tash pas shpalljes së pavarësisë mund të tërhiqet kjo kredi”, ka deklaruar Avdiu.
Sipas tij, nisja e bisedimeve me krerët e kësaj për këtë kredi nuk mund të lidhen me raportet me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Kjo kredi ka qenë e premtuar para më shumë se dhjetë vjetësh. Bankës i është dashur siguri dhe tash në këtë kohë Qeveria e Kosovës si partnere e ofron këtë”, ka thënë Avdiu. Ndërkaq, para disa muajsh Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pezulluar lëshimin e kredive për Qeverinë e Kosovës pas shkeljes së marrëveshjes që kishin nënshkruar të dyja palët. Marrëveshja “Stand By”, parashihte tërheqjen e rreth 150 milionë eurove gjatë këtij viti. Qeveria e Kosovës nëpërmjet një marrëveshjeje të re me FMN-në është pajtuar që ky institucion financiar të ketë rol monitorues në shpenzimet buxhetore të vendit. Nëse gjatë monitorimit Qeveria e Kosovës tregohet e kujdesshme, atëherë përfiton të drejtën për qasje në shfrytëzimin e kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.