Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg kartmonedhën më të re, 2 mijë lekëshe

BeniT

Donatorë
Hedhja në treg e kësaj kartmonedhe, do të plotësojë boshllëkun midis prerjes 1000 Lekë dhe asaj 5000 Lekë, që i mungon serisë aktuale.
Kartëmonedha ka si tematikë periudhën ilire dhe si përfaqësues i kësaj periudhe mbreti Gent, portreti i të cilit është vendosur në pamjen e përparme të kartëmonedhës. Në pjesën e pasme, është vendosur pamja e amfiteatrit të Butrintit dhe lulja Gentiana, e cila ka marrë emrin pikërisht nga mbreti. Periudha ilire nuk ka qenë e përfaqësuar deri tani në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Nga kjo periudhë, si figurë u përzgjodh mbreti Genti, i njohur për përdorimin e një monedhe për të gjitha qytetet ilire, si dhe për zbululimin e vetive kuruese të bimës Gentiana. Kartmonedha u prezantua pak ditë më parë në Vlorë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani.


Tv Klan
 
Titulli: Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg kartmonedhën më të re, 2 mijë lekëshe

Ndonje foto te kartmonedhes nuk ka?
 
Titulli: Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg kartmonedhën më të re, 2 mijë lekëshe

100lek,prej letre del nga qarkullimi kete fund vit??!!a eshte e vertete kjo?
 
Titulli: Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg kartmonedhën më të re, 2 mijë lekëshe

Keshtu thone, por mendoj qe nese te mbetet nje 100 leksh ne xhep, e con ne banke dhe merr nje qindarken 100 lekeshe.

Kete kartmonedhen 2000 lekshe me zor po pres ta kem ne portofol :D
 
Titulli: Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg kartmonedhën më të re, 2 mijë lekëshe

Ndonje foto te kartmonedhes nuk ka?


Foto te kartmonedhes ke tek faqja zyrtare e Bankes se Shqiperise;

bankofalbania.org
 
Nxjerrja e kesaj karmonedhe eshte tregues i inflacionit qe po kalon shteti shqiptar.
Sa me larte te jete vlera e saj (pra vlera qe ka te printuar dhe qe rezulton mbi leter) aq me shume inflacion qarkullon ne Shqiperi.


Nuk ka asgje per tu hedhur perpiet nga gezimi ketu..studioni pak ekonomi ju lutem!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top