Banka Botërore parashikon që Kosova dhe Turqia do të kenë rritje ekonomike më të madhe në rajon, prej 3,5 përqind, në vitin 2016.
Maqedonia do të shënojë rritje ekonomike prej 3,4 përqind, Shqipëria 3,4 përqind, Mali i Zi 2,9 përqind, Bosnje e Hercegovina 2,3 dhe Bullgaria me 2,2 përqind, transmeton Republika.info.
Ky është parashikimi i fundit i Bankës Botërore (BB), i publikuar në raportin e saj të fundit “Perspektivat Ekonomike Globale”.
Sipas raportit në fjalë, zhvillimi ekonomik do të përfshihet nga një ecuri më dinamike në dy vitet e ardhshme, ku Banka Botërore parashikon rritje ekonomike më të madhe.
Pritjet më të vogla të Bankës Botërore janë për Serbinë, e cila pritet të shënojë rritje ekonomike prej vetëm 1,8 përqind.
Rritja ekonomike në përgjithësi në rajonin e Evropës do të shënojë ulje të vogël në disa vende krahasuar nga viti i kaluar prej 2,3 në 2,1 përqind, ndërsa arsyet për këtë sipas Bankës Botërore janë çmimet e ulëta të naftës mbi rajonin lindor. /Republika.info/