Banka Botërore: Edhe 10 vjet për të mundur mjerimin

Banka Botërore: Edhe 10 vjet për të mundur mjerimin


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




Banka Botërore vlerëson se Shqipërisë do t'i duhen të paktën edhe 10 vjet me rritje ekonomike 4% për të zhdukur varfërinë ekstreme. Banka vlerëson se në Shqipëri janë të paktën 31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë.

Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person. Por, kjo shifër është e shprehur sipas standardit të fuqisë blerëse. Nëse kthehet në vlerë leku, në Shqipëri asaj i korrenspondon shifra 120 lekë në ditë.

Të dhënat e fundit statistikore për nivelin e varfërisë i përkasin vitit 2012. Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, Shqipëria kishte 31 mijë persona ose 1.06 për qind të popullsisë që jetonte me më pak të ardhura se 120 lekë në ditë.

Parashikimet zyrtare të bëra nga ekspertët e bankës tregojnë se për të zhdukur përfundimisht mjerimin, Shqipërisë do t'i duhet të paktën një dekadë me rritje ekonomike rreth 4%, e cila të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullsisë.

Shqipëria është një vend me të ardhura të ulëta, ku një pjesë e madhe e popullisë, edhe pse nuk figuron nën nivelin e varfërisë, i ka të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel. Kjo shpjegon edhe faktin se pse mbi 45% e popullsisë shqiptare aktualisht jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, që në Shqipëri përkthehet më pak se 325 lekë në ditë për person.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top