Banane dhe kokainë kolumbiane në Durrës

Guest2

Antarë i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Kontenieri i modifikuar me dysheme të dyfishtë ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë dhe Maltës, me destinacion final Shqipërinë

Prej më shumë së një javë, kontenieri me 613 kg kokainë ka qëndruar në zonën e kalatës së Portit të Durrësit duke u mbajtur nën mbikqyrje nga policia deri në momentin kur firma e tërhoqi.

Në brendësi të kontenierit që u trasportua në magazinat e një firme në Maminas, policia gjeti 528 pako, të mbështjella me letër natriban dhe kode të vendosura nga trafikantët.

Policia tha se operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetimin Doganor, mbi bazën e informacioneve dhe analizës së riskut.

Uniformat blu arrestuan dy 25-vjeçarët Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku si të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar, ndërkohë që në kërkim u shpall pronari i firmës “Arbër Garden ”, shtetasi Arbër اekaj.

“Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës së sekuestruar vitet e fundit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Top Channel
 
E mire se edhe banania ka benefitet e saj, sa per ate tjetren nuk permendi njeri se cfare cilesie qe...:) gjynah iku dem... lol
 
kush tha qe iku dem...pika ty

ja gjejne vendin po he , apo nuk ishte edhe cilesi e pare fare lol
 
E zhvlersun euron i bon naften me gjithe kto tonelata kokaine qe po hyjne e dalin. Pa permend qe ky boti nga tropoja na del qe paska kryer dhe 97 porosi tjera bananesh ne kolumbi dhe Shqiperia na del konsumatori me i larte i bananes ne rajon lol
 
Ore une nje merak shpreha , po meqe ti qenke e mireinformum flm per kete sqarim se kisha dy dite me dore ne zemer...:)
 
Redaktimi i fundit:
Kurse une kam nje shqetesim tjeter.....sa tema do hapen me kete mhb e Bananes ..
 
Lerini ore cunat te punojne,,, te ushqejne kalamaqerit... fundja kokaina e porositur nga BE eshte !!!
 
Sa trima dhe keta, kapen nje pjese... Por gjithe ajo droge qe leviz ne Shqiperi e asnjeri nuk e "sheh" apo per ate nul duhet folur.
Nje pike uje ne oqean dhe kjo puna!
 
Hajt kokainën po e kuptoj, po pse duhet me i fsheh bananet?
 
Kaq shum e konsumojne bananen ne Shqiperi? :P
 
Loje e cakenjve... e kane bere vete me mallin e tyre .... per mbuluar gjurmet e tyre, duke i treguar popullit e Europes qe ja po luftojme korrupsionin.....nderkohe qe jane po k'to vete pas perdeve, qe e transportojne pastrojne.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top