Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bambuja, mbrojtësi i kockave

  • Ekstraktet e bambusë janë shumë të pasura me silic, një mineral i nevojshëm që mund të parandalojë dhimbjet e kockave, osteoporozën dhe rrudhat
Bambuja-320x214.jpg


Mes shumë shenjave të një trupi që po plaket më shpejt sesa koha normale, është shfaqja e dhimbjeve të vazhdueshme të kockave dhe e atyre muskulore me origjinë inflamatore, që shpesh shoqërohen me një lëshim të vazhdueshëm të indit lidhor.
Elasticiteti i aparatit osteoartikular është një nga treguesit kryesorë të shëndetit të të gjithë organizmit: nëse kockat, muskujt dhe kërcet janë të shëndetshme dhe të mirushqyera kolagjeni arrin ta kryejë më mirë funksionin e tij të mbështetjes dhe lëkura mbetet e tendosur, kompakte e pa rrudha.
Për të shmangur ose zvogëluar flashkësinë dhe lëshimin e lëkurës, duhet të bëni kujdes edhe me “skeletin”.

Kockat kanë nevojë për silic: është një nga mineralet më të nevojshëm për ne

Brenda trupit tonë, silici është një mineral shumë i rëndësishëm, që gjendet kryesisht te kockat, indi lidhor dhe kolagjeni (si dhe në strukturën e flokëve). Kur ky mineral mungon, shfaqen jo vetëm dhimbjet e kockave e kërceve, por edhe fenomene të dhimbshme, si dhe një tendencë e lëkurës për dehidratim, që është paradhoma e rrudhave dhe celulitit.

Një kurë e fortë për të gjitha indet: silici ushqen palcën e kurrizit dhe kërcet; rigjeneron lëkurën

Për një veprim mineralizues dhe kundër moshës duhet të përdoren kura me bazë bambuje: ky shkop i hollë përmban në brendësi sasi të mëdha silici, kaliumi dhe betaine, përbërës aktivë që ndihmojnë për t’i bërë indet më elastikë. Por jo vetëm kaq: me ardhjen e verës dhe ekspozimit në diell, fenomen që favorizon plakjen e lëkurës, është mirë që të përdorni kura parandaluese me bazë bambuje. Ky mineral mund të merret në formën e shtojcës, si produkt kozmetik dhe si ushqim nëpër sallata të ndryshme, por kryesisht ato pranverore.

Si përdoret bambuja

Të gjitha produktet me bazë bambuje janë burim mineralesh dhe enzimash antioksiduese që rinojnë indet “strukturore” të organizmit (kockat, indin lidhor dhe kolagjenin). Lexoni më poshtë mënyrën e përdorimit të bambusë për trajtimin e lëkurës.

Bambuja si shtojcë

Nga palca e drurit të bambusë “Tabashir”, një lloj i veçantë bambuje i përdorur në mjekësinë popullore, merret një ekstrakt, 70% e të cilit është silic. I kthyer në pluhur, ekstrakti i bambusë merret në kapsula për një muaj rresht. Kjo gjë mund të përsëritet edhe 3-4 herë në vit. Doza është 1-2 kapsula në mëngjes, para buke, që mund të pihen me ujë. Kujdes: Kjo shtojcë nuk duhet marrë gjatë shtatzënisë, kur ushqeni fëmijën me gji dhe në rastin e patologjive të veshkave.

Bambuja në tavolinë

Fidanët e bambusë (“takenoko”-të e kuzhinës japoneze) u ngjajnë shpargëve dhe mund të shtohen në sallatë. Zakonisht gjenden në dyqanet ushqimore, por do të ishte mirë sikur t’i mbillnit në shtëpi dhe t’i mblidhnit të njomë; për t’i përgatitur u duhet hequr kutikula e jashtme, pastaj zihen për 30 minuta, duke i shtuar ujit një grusht krunde që të zbuten dhe një majë luge piper. Në këtë mënyrë janë gati për t’u shërbyer në tryezë.

Në banjën e shtëpisë: zbut dhe i jep shkëlqim lëkurës

Sot, në treg gjenden produkte të ndryshme kozmetike natyrore me bazë ekstrakte bambuje (vajra dhe xhel dushi, lëngje dhe kremra pas dushit). Një alternativë është që të shtoni në vaskë dy grushte krunde orizi (që kanë veti zbutëse), gjysmë kilogram kripë deti integrale dhe 2 kapsula pluhur bambuje. Qëndroni në vaskë për 20 minuta, është mirë që këtë ritual ta kryeni në mbrëmje dhe ta përsërisni trajtimin të paktën dy herë në javë.
Burimi: g.shqip

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back