Ismail Morina ka lënë qelinë e paraburgimit të burgut 302 dhe është ulur sërish në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Apelit ku kërkon lirinë pas vënies në pranga me dy pistoleta më 7 tetor në Tiranë.
Ndryshe nga seanca e mëparshme e cila u shty për shkak të mungesës së avokatit, këtë të premte në sallë ishin të pranishëm edhe familjarët e Morinës, të njohur për të gjithë si “Ballisti” – ose ndryshe “njeriu i dronit”, kjo për shkak të ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe në stadiumin e “Beogradit” një vit më parë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në reshtin e parë në sallën e gjyqit ishte ulur nëna e Ballistit, ku duket me një shami të bardhë në kokë.
Në këtë seancë ra në sy edhe prania e Marsel Qeleshit, 18-vjeçari i cili qëlloi me gurë autobusin e ekipit serb ndërsa vinin drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”. Ai nuk është thirrur në sallë në rolin e dëshmitarit, por është gjendur aty si një qytetar i thjeshtë në mbështetje të Ballist Morinës.
Seanca për të mësuar verdiktin e trupës gjyqësore nëse do të lë në fuqi masën e sigurisë të “arrestit me burg” apo do t’i japë lirinë Ballistit, pritet të mësohet në orën 13:30. Kjo pasi seanca e nisur në mëngjes u shty për shkak se prokuroria paraqiti një provë të re, atë të aktit të ekspertimit të dy armëve me të cilat u kap në flagrancë Ismail Morina.
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj Ismail Morinës masën e sigurisë të “arrestit me burg” nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Djali nga Kukësi u arrestua më 7 tetor me dy pistoleta pa leje, njërën në brez dhe tjetrën në makinën e tij. Arrestimi i Ballistit u bë vetëm një ditë para luajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi më 8 tetor, përballje të cilën Ismail Morina kishte planifikuar ta ndiqte në “Elbasan Arena” pasi kishte blerë edhe biletën.