Balla: Jemi e vetmja forcë politike që mund të qeverisë vendin

Guest2

Antarë i Respektuar
balla-1-933x445.jpg


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në përfundim të Kongresit bëri të ditur për mediat edhe një deklaratë të miratuar nga të gjithë pjesëmarrësit.

“Sot në Kongresin PS të Shqipërisë ne erdhëm me bindjen e përforcuar se jemi e vetmja forcë politike që mund të qeverisë vendin duke garantuar një ekonomi të qëndrueshme, punësim, shërbime publike më të mira, drejtësi sociale dhe integrim në familjen europiane”, u shpreh Balla.

Sipas tij, opozita ka braktisur institucionet Kushtetuese dhe ka krijuar një ngërc artificial.

“Të vetëdijshëm se opozita ka krijuar një ngërç artificial duke braktisur institucionet kushtetuese të vendit na lind detyra të përffaqësojmë masën e të gjithë shqiptarëve që duan një vend europian me më shumë mundësi për gjeneratat që do vinë. PS në këto 5 vite e gjysëm është krenare në këto vite në qeverisje dhe njësoj e vetëdijshme për vitet në vazhdim”, tha Balla.

Balla, tha se në Kongres u vendosën piketat për përgatitjen e Partisë Socialsite për zgjedhjet lokale të Qershorit të 2019 dhe për zgjedhjet e vitit 2021.

“PS i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit të vijojë të mbetet e angazhuar në avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë . PS është e legjitimuar përmes votës së qytetarëve në zgjedhjet e Qershorit të vitit 2017. Afatet kushtetuese elektorale nuk mund të deformohen me instrumentat antikushtetues dhe aktet e pakicës jashtë parlamentit. Dialogu mbetet e vetmja zgjidhje në favor të vendit dhe qytetarëve. Ky Kongres vendosi piketat për përgatitjen e PS për zgjedhjet lokale të qershorit të 2019 dhe për zgjedhjet e 2021”./tvklan.al
 
Krimbat
kan fytyre e dalin.

Ai qe shkoi ne Zelande ,nuk erdhi ne parlamentin tone,e do mirrte mijera bekime.
 
Nje grusht pederastesh, perversesh, spiunesh e vrasesish mbajne peng nje popull te tere.
Populli ha fara luledielli e degjon Sinan Hoxhen, dhe gjysma tjeter ka mare trastat ne krahe e po iken me vrap ku te mundi larg ketij vendi.

Darius
 
Back
Top