Balena në Plazh u godit nga një anije

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
durres.-balena-e-kapur.jpg


DURRES – Për të përcaktuar se çfarë familje i përket gjitari i gjetur pasditen e së hënës në sektorin “Apollonia” në Durrës, do të duhen disa ditë. Specialistë të Institutit të Peshkimit ishin dje në vendin në të cilin kishte dalë specia dhe, nga verifikimet e para, ata dyshojnë se specia mund të jetë balenë. Ata kanë marrë me vete një copë nga trupi i balenës për të bërë ekzaminime shkencore, në mënyrë që të përcaktojnë llojin e këtij gjitari të pazakontë për ujërat e Adriatikut. Nga ekzaminimet e para që specialistët e Institutit të Peshkimit i kanë bërë trupit të dekompozuar të gjitarit, rezulton se shkak për ngordhjen e tij është bërë një plagë e thellë që kishte afër bishtit. Ata thanë së balena mund të jetë goditur nga ndonjë helikë mjetesh lundruese. Gjithashtu specialistët e kanë matur specien dhe rezultatet ishin këto: ajo ishte 5.68 metra dhe kishte një peshë trupore 361 kilogramë. Specia me karakteristikat e balenës është transportuar drejt Porto Romanos, ku dhe u varros në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Duke iu ndrojtur ndonjë sëmundjeje që mund të përhapte kafsha detare, e cila kishte ngordhur rreth 70 ditë më parë, trupi i saj përpara se të varrosej u lye me gëlqere, në mënyrë që të mos përhapte ndonjë sëmundje të mundshme. l.m
panorama
 
Back
Top