Bajraket e Mirdites

Lauri

Anunnak
Fillimi i shekullit XV, 1416 ndeshet per here te pare emri MIRDITE. Kjo treve autoktone, historikisht ka bere nje lufte titanike ndaj pushtuesve te huaj, luftra t ecilat e bene Mirditen te pamposhtur, rezistente dhe krenare.

Ajo zhvillonte here pas here kuvendet mbare popullore ne te cilat merrnin vendime te formes se prere, sa qe keto kuvendime u bene pengese serioze per pushtuesit osman. Vendosmeria e mirditoreve nuk kishte te sosur dhe ata me te drejte shprehnin: "Ne jemi mirditas nga raca e pastert e Shqiptareve dhe gezojme nje fare lirie ne saje te ashpersise se maleve dhe burrerise se popujve tane".

Rritja e klases feudale preku administrimin e brendshem ne te drejtat kanunore dhe ketu filloi konflikti deri i armatosur me pushtuesit dhe nuk lejoi kthimin e banoreve ne myslimane.


Ne vitin 1700 pushtuesit osmane, duke pare rrzikun e madh qe u vinte nga kuvendet mbarepopullore, vendimet e te cilave ishin te prera ai deprtoi ne realin e Mirdites dhe krijoi tre bajraqe: Orosh, spac e Kushnen qe njihen si bajraqet e pare te vellazerise. Pra Bajraku është njesi administrative turke e cila u perdor per spostimin e kuvendeve mbarepopullore dhe vendimet e tyre "zollumçare per pushtuesin.

Ne vitin 1800, Llesh Gjoni i Gjomarkajve e shkeputi bajrakun e Fandit dhe e lidhi me Mirditen. Ne vitin 1812 iu rikthye Mirdites edhe nje pjese e Bajrakut te Dibrrit qe i ishin aneksuar padrejtesisht Shkodres.
Keshtu Mirdita behet tani me 5 Bajraqe te cilet bene beselidhjen dhe formuan flamurin i cili ishte nje dore me pese gishta te hapur e qendisur kjo ne nje beze te kuqe, prapa se ciles disku i diellit qe shperndante rreze drite. Kjo shprehte nje bashkim luftarak ite perbere nga pese njesi territoriale mirditore. Ne vitin 1812 tre bajraket e Kthelles: Selita, Kthella e Ranza u ngriten kunder Kajmekamllekut te Matit, Pash Sakat Zagollit qe po i rendonte keto krahina me te dhjeta e xhelep keto krahina dhe keta iu drejtuan Lleshit te Zi prijes i Mirdites dhe i Gjomarkajve per t'i ndihmuar.

Ai i ndihmoi e me vullnet te ketyre i rilidhi perseri me Mirditen. Nderkohe nga te kater bajraqet e Lezhes u dha Ultimatumi i Kajmekamit te tyre duke u shprehur: Tani e mbrapa nuk do te qendrojme ne varesine tuaj por do te bashkohemi me Mirditen.

Keshtu Mirdita ne ate kohe te trazuara te sundimit ottoman arriti te formonte me te madhin bllok katolik me bashkesi fshatare krahinore me vullnetin e tyre te lire dhe nga 5 bajrake tani u bene 12 bajrake : 1. Oroshi 2. Spaçi 3. Kushneni 4. Fani 5. Dibrri 6. Selita 7. Kthella 8. Rranza 9. Kryezezi 10. Bulgri 11. Manatija 12. Vela Prengë Marka Prenga ka qenë bajraktari i Oroshit.
Mirëpo, pavarësisht nga kjo, ai kishte ndjenja shumë të forta atdhetarie. Ai mori pjesë në disa luftra kundër sundimit otoman, si në luftën e Mirditës, Lezhës, Kaçanikut, etj. Ne Marsin e vitit 1910 plasi kryengritja e Kosoves. Shqiptaret zune qafat e Kacanikut, Mirdita nen drejtimin e komanden e Preng Marka Prenges organizoi 2000 burra kunder ushtrise turke, ku ne kete beteje fitimtare nderoi frontin, Mirditen dhe veten e tij. Ne 1912 turqit ne Shkoder pergatiten sulmin barbar mbi Mirditen. Preng Marka Prenga me 4 Qershor te po ketij viti me burrat e tij sulmon Lezhen, cliruan gjysmen e qytetit dhe ngriten flamurin kombetar ne kala.

Si prijes popullor dhe Komandant i vertete u shqua gjithnje. Mendimi dhe këshillat e tij merreshin në konsideratë nga shumë udhëheqës dhe prijës mirditorë popullorë. Ai nuk ishte shumë i arsimuar po atdhetarizmi i tij e çoi në atë stad sa të kishte një emër të mirë ne mbare vendin. Prengë Marka Prenga kishte një reputacion të tillë sa edhe Gjomarkajt i kërkonin këshilla për çështje të ndryshme, pavarësisht se ata ishin një strukturë mbi bajraktarët.

Edhe ne kohen kur vendi yne u pushtua nga Italia, ai ishte njeri prej atyre qe ka vene ne dijeni mbretin Zog "Naltmadheni, paret e huaja po luajne diten per diell ne kafenete e Tiranes kunder teje e Shqiperise nga Italia, dhe nese e sheh te arsyeshme, merr masa". Ai ishte nje nder figurat e ndritura largpamese te Mirdites qe duhet kujtuar e respektuar ne vazhdimesi. Ne shpirtin e tij kishte zene vend kerkesa per autonomi. Zef Ndoc Ndreca nga Spaçi rridhte nga një familje e mire dhe me influencë jo vetëm në bajrakun e Spaçit por edhe në bajraqet e tjera.
Zef Ndoc Ndreca ka studiuar ne Viene (Austri) dhe duke qenë i shkolluar dhe me inluencë krahinore Marka Gjoni e mori sekretar personal në vitet 1920 - 1924 per te zgjidhur problemet kardinale te asaj periudhe. Mirepo Mark Gjoni me nje pjese te parise u perpoqen te shpallin Mirditen republike ne nje kohe kur asnjeri nuk ishte i sensibilizuar per kete ceshtje. Ata morën miratimin e Fuqive të Mëdha, megjithatë kjo çështje hasi pengesa këtu në Shqipëri.

Kjo ishte nismë vetëm e parisë së Mirditës pasi populli nuk ishte kurrë dakord dhe nuk u sensibilizua kurrë me këtë çështje sepse nuk donin copezime te tjera dhe nuk ishin kurre dakord dhe urrenin vendimet e Fuqive te Medha per copetimin e Shqiperise, dhe jo te beheshin edhe copezime te tjera.

Pra, kjo republikë nuk u shpall. Zef Ndoc Ndreca ishte edhe pro edhe kundër shpalljes së kësaj republike. Ishte pro për arsye personale, sepse në republikën qe do të shpallej ai do zinte vendin e Ministrit të Jashtëm. Por ishte kundra sepse ai besonte qe Shqiperia jo vetem nuk duhet te shperbehej dhe te copetohej, por kerkonte medoemos bashkimin kombetar shqiptar. Më vonë, Zef Ndreca i prishi marrdhëniet edhe me Gjomarkun, vecanerisht me Gjon Marka Gjonin, megjithate edhe pas prishjes me Gjomarkajt ai kishte nje reputacion te mire ne tere krahinen derisa ate e vrane.
Gjok Bib Doda nga Koder Rresheni, qe ne moshe te re fitoi influence ne fshatin e tij, krahinen e Kthelles e me gjere. Ai shkonte shume mire me Preng Nikoll Gjoken e Rreshenit i cili ishte edhe "çaush zaptishe turk", por duke qene mik (dhender) i Preng Marka Prenges, ai mbajti anen e ketij te fundit. Me ndjenja perparimtare ishte perhapes i menyres i nje jetese te kulturuar ne ate kohe. Gjoka ne 1901, si gjithe Mirdita u mundua qe t'a priste mire ardhjen e Mark Gjonit nga internimi (Turqia e kishte cuar ate ne internim).
Me nje grup anetaresh i nisen nje ka dhurate, por kur po dilnin te Laku i Liqenit ne Koder Rreshenit ate e vrasin pa motive shpjeguese vecse nga gojedhenat thuhet se paria nuk donte rival ne fshatin e tyre. Lidhja miqesore me Preng Marka Prengen dhe Zef Ndoc Ndrecen si dhe ndjenjat atdhetare e bene ate nje person qe pavaresisht se rridhte nga vegjelia, te kishte nje reputacion te mire ne te gjithe Mirditen.
/Mirdita
 
Titulli: Bajraket e Mirdites

Mund te shtosh edhe qe ishte i vetmi rreth ku komunizmit ju deshen 4 vite (dmth ku gjithkund ishte ppsh.. aty sishte e dinin aq mire cdo te thoshte ) per ta shkaterruar per ta pushtuar... per ta ulur ne gjunj...
 
Titulli: Bajraket e Mirdites

Aty ku burreris i mbetet emri burreri , e as te ndyret turkq e as komunistat e xhaxhit nk.e perulen.
 
Titulli: Bajraket e Mirdites

Aty ku burreris i mbetet emri burreri , e as te ndyret turkq e as komunistat e xhaxhit nk.e perulen.

Lexova nje liber biografik te nje nipit te shtepis markagjonit... sa bukur ishte pasqyruar ai vend .. diku thoshte:
Nuk mund te gjunjezohej mirdita ne asnje menyre se kishte burra ndaj partia zgjodhi gruan e ishte i pari rreth qe perfaqsohej nga nje grua aty nisi te ishte mr e grave ...e ideologjive dhe nisja e ecjes gjunjarazi per nje motiv burrerin e ligjet e vetprincipates.. te mendosh pasurit e saj.. bakrin..floririn... ujrat natyren.. pyjet.. pritin.. etj etj e mbetet nder rrethet me te "deklasuara"edhe sot... keqatdhje!
 
Titulli: Bajraket e Mirdites

Mir e the se komunistat te djallezuar gjeni menyra per te na perulur e të na bënin me turp e moren ne grat te udheheqeshim na dhan " lirin " e morem fuqin .
Por harruan se burreria mbetet tek burrat e shtepijave te medha qe nk.humb respekti kurrë e pergojohen per te mirë . Hajde K L J e çoje atë gotë :)
 
Per pa hequr asgje Mirdites, popullsise se asaj zone qe eshte e dokumentuar si luftetare te zote e shume tituj te tjere, dua te sygjeroj per ata qe thone qe Osmallinjte nuk hyne kurre ne ate vend, nuk eshte e vertete. Pas renjes se Krujes, sipas deftereve te asaj kohe, te cilet jane te dokumentueshem jo vec online por dhe ne raftet e perandorise, ne ate periudhe ne Mirdite kishin ngelur vec 7 shtepi, dhe ne defter nuk citohet nese kishte njerez ne to, gje qe eshte pak e besushme duke njohur mire genocidin qe Osmanllinjte bene mbi popullaten Shqipetare.
Tani kur lexoj qe Osmallinjte nuk e shkelen kurre ate toke me vjen te qesh, por njekohesisht t'ju rikujtoj atyre "mburren" se 1800* ishin pikerisht Mirditoret qe te paguar/mercenare te Turqise se asokohe, luftuan per te ne frontin e Odeses kunder Rusise.
Mirdita eshte vend me vlera e tradita si rralle Malësi ne Shqiperi, por tek Turko/Osmallinjte me sy vezake na "çalon" pak muhabeti.
 
“ Bajraket “ … cili eshte kuptimi ne Shqip ? Apo fise me ze ?
 
“ Bajraket “ … cili eshte kuptimi ne Shqip ? Apo fise me ze ?
Zana, Bajrak eshte si te thuash Bashkia psh. Bajraku ka shume fise ne te, kurse fisi eshte lidhje gjaku direkt, pra ne Bajrak mundesh dhe te martohesh me nje person te te njejtit Bajrak, kurse ne fis, jo. Fisi eshte sic thash me lart lidhje direkt gjaku, pra kushurinje te afert apo te larget.
 
Zana, Bajrak eshte si te thuash Bashkia psh. Bajraku ka shume fise ne te, kurse fisi eshte lidhje gjaku direkt, pra ne Bajrak mundesh dhe te martohesh me nje person te te njejtit Bajrak, kurse ne fis, jo. Fisi eshte sic thash me lart lidhje direkt gjaku, pra kushurinje te afert apo te larget.

E qysh zgjidhen k’to per Bajraktare dmth a kane kritere apo thjeshte quhen te tere kshu ?
 
E qysh zgjidhen k’to per Bajraktare dmth a kane kritere apo thjeshte quhen te tere kshu ?
Normal kankritere dhe rregulla shume te forta. Bajraktari nuk eshte zgjidhur kurre mendjemadh e mendjelehte, por i matur e trim qe di te vleresoje te gjitha situatat.
Do hapim nje teme me kte se eshte interesante.
 
Normal kankritere dhe rregulla shume te forta. Bajraktari nuk eshte zgjidhur kurre mendjemadh e mendjelehte, por i matur e trim qe di te vleresoje te gjitha situatat.
Do hapim nje teme me kte se eshte interesante.
Hape se ngjan interesante dhe ja vlen . 😎
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top