Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur një tubim publik për vitin 2016, ku u prezantua raporti i punës së ekzekutivit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Ai foli edhe për sigurinë në Mitrovicë, duke thënë se, bazuar në raportin e fundit, Mitrovica është qyteti më stabil dhe më i pa korruptuar në Kosovë.
Bahtiri, po ashtu foli edhe për kufijtë administrativ, ku u shpreh edhe kësaj here i bindur se kufijtë administrativ nuk do të lëvizin.
“Ju e dini që prej ardhjes sime jam munduar në mënyrë maksimale të bëj çdo gjë për secilin pavarësisht nacionalitetit. Përpjekjet për stabilizimin e gjendjes kanë qenë shumë të mundimshme, mirëpo sot ne mund të krenohemi, sepse situata është më ndryshe se që ka qenë më parë. Tani qetësia është absolute dhe kjo është arritur duke i falënderuar të gjithë qytetarët që kanë mundësuar këtë. Mirëpo, me procesin që është duke shkuar për çështjen e zhbllokimit të urës, nuk jam shumë i kënaqur, sepse ai po zvarritet. Dua të ju premtoj juve se do të bëjë të pamundurën që sa më shpejt kjo çështje të zgjidhet dhe që qytetarët e jugut dhe të veriut, të lëvizin lirshëm në Mitrovicën e bashkuar”, u shpreh ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
LEXO EDHE
LDK i ofron mbështetje Bahtirit për zgjidhjen e problemeve
Qytetarët që morën pjesë në këtë debat diskutuan dhe shtruan pyetje të ndryshme për kryetarin e Komunës. Njëra ndër diskutimet ishte edhe çështja e shtatores së Car Llazarit, ku qytetarët u shprehën të pakënaqur me institucionet qendrore, të cilat nuk i kanë marrë masat e nevojshme për të parandaluar një veprim të këtillë.
Po ashtu, qytetarët thanë se këto ecuri negative janë pasojë edhe keq qeverisjes së mëhershme në komunë./rtk/