Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bahrejni shqyrton kërkesën për njohjen e Kosovës

Nënkryetari i Parlamentit të Bahrejnit, Salah Ali Abdurrahman, i ka premtuar një delegacioni të Partisë së Drejtësisë, që po qëndron për vizitë në këtë vend, se Parlamenti i këtij vendi në mbledhjen e ardhshme do të shqyrtojë kërkesën për njohjen sa më të shpejtë të shtetësisë së Kosovës.

Në vazhdën e aktiviteteve për lobim, delegacioni i Partisë së Drejtësisë i përbërë nga nënkryetari i saj, Amir Ahmeti dhe Ali Kamberi, janë takuar në Parlamentin e Mbretërisë së Bahrejnit me nënkryetarin Salah Ali Abdurrahman, të cilin e informoi për rrjedhën e njohjeve të shtetit të Kosovës me ç'rast kërkoi nga ai që edhe Parlamenti i këtij vendi të shqyrtojë kërkesën për njohjen më të shpejt të vendit tonë.

Nga ana e tij – siç bëhet e ditur në një komunikatë të Partisë së Drejtësisë, dr.Salah Ali Abdurrahman i premtoi delegacionit të PD-së, se në mbledhjen e ardhshme do të parashtrohet para deputeteve të Parlamentit shqyrtimi për njohjen e Kosovës.

Njëherësh, dr.Abdurrahman premtoi edhe angazhimin e tij tek Unioni i Parlamenteve të Shteteve Arabe për të shqyrtuar njohjen e Kosovës, por, edhe kërkoi angazhim nga ana e parlamentareve dhe qeveritareve kosovarë në këtë drejtim, duke vizituar shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Delegacioni i PD-së, nesër do të pritet nga ministri i Pushtetit Lokal të Bahrejnit si dhe në takime tjera të ndara në Oden Ekonomike të Bahrejnit si dhe në Bankën Islame të Bahrejnit. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back