Republic Of Kosovo
Ado !
Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Bahreinit, në një mbledhje të mbajtur të mërkurën, ka miratuar propozimin për njohjen e Kosovës. Ky komitet i ka kërkuar organeve shtetërore të Bahreinit që sa më shpejt ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Komiteti gjithashtu ka bërë thirrje për lidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën si dhe u ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera arabe që ta njohin sa më shpejt pavarësinë e vendit tonë.
Një sinjal për njohjen e Kosovës nga ky shtet e ka dhënë edhe ambasadori i Bahreinit në OKB, Tawfeeq Ahmed Almansoor gjatë takimit që ka zhvilluar të mërkurën në New York me shefin e diplomacisë kosovare, Skender Hyseni.
Almansoor, gjatë këtij takimi ka thënë se qeveria e tij është në dijeni të të gjitha vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe se solidarizohet me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, të vullnetit të mirë e të besimit.
Sa i takon njohjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, ambasadori Almansoor ka thënë që vendimi do të merret me kohë. /Telegrafi/