Babi, a mund të m’i japësh 10 dollarë?
Një njeri u kthye vonë në shtëpi nga puna. I lodhur dhe i irrituar, posa hyri në shtëpi pa se djali i tij 5 vjeçar ishte duke e pritur atë pranë derës.
“Babi, a mund ta bëj një pyetje?” - i tha djaloshi.
“Po, sigurisht, çfarë dëshiron të dish?"- ia ktheu babai.
“Babi, sa para i merr për një orë në punë?” - pyeti djaloshi.
“Kjo nuk është punë për ty! اfarë të bëri të më pyesësh për një gjë të tillë” - ia ktheu babai i zemëruar.
“Unë vetëm dua ta di. Ju lutem më tregoni, sa fitoni për një orë?” - pyeti përsëri djaloshi.
“Nëse duhet patjetër ta dini, unë fitoj 20 dollarë në orë” - tha babai.
“Oh!” - reagoi djaloshi i vogël, me kokë ulur. Pastaj duke ngritur kokën ngadalë tha: “Babi, a mund të m’i japësh 10 dollarë të lutem?”.
Babai ishte i zemëruar duke i thënë djaloshit: “Ti dëshiron t’i huazoj 10 dollarë për të blerë një lodër ose gjëra të tjera, nëse kjo është arsyeja e vetme që doni ta dini sa para marr unë, atëherë drejt e në dhomën tënde, shko në shtrat! Mendo pak sepse ke filluar të bëhesh shumë egoist. Unë punoj çdo ditë me orë të tëra, kam një punë të vështirë, kështu që nuk kam kohë për lojëra të tilla fëmijërore.”
Djaloshi i vogël shkoi në heshtje në dhomën e tij dhe mbylli derën. Babai u ul dhe filloi të zemërohej edhe me shumë në lidhje me pyetjen e djalit të tij. Si pati guxim të bëj pyetje të tilla vetëm për të marrë disa para. Pasi kaloi më shumë se një orë, njeriu ishte qetësuar, pastaj filloi të mendojë se si kishte qenë pak i ashpër me djalin e tij. Ndoshta ai kishte vërtet nevojë për ato 10 dollarë që të blejë diçka të nevojshme për vete, sepse ai nuk pyeste shpesh për para. Babai shkoi te dera e djaloshit, e hapi derën: “A jeni në gjumë bir?” - pyeti ai.
“Jo babi, jam ende zgjuar” - u përgjigj djaloshi.
“Isha duke menduar, ndoshta isha tepër i ashpër me ty më herët” - tha babai, duke vazhduar: “Ka qenë një ditë e gjatë dhe isha i lodhur prandaj u silla në atë mënyrë. Ja këtu i keni 10 dollarët që i keni kërkuar.
Djaloshi i vogël u ul në shtrat, duke qenë tepër i gëzuar tha: “Faleminderit babi!”. Pastaj futi dorën nën jastëkun e tij dhe tërhoqi edhe disa para të tjera. Babai, duke parë se djaloshi i tij tashmë kishte para, filloi të zemërohej përsëri. Djaloshi numëronte ngadalë nga paratë e tij, pastaj e shikoi babin e tij.
“Pse më kërkuat më shumë para, nëse tashmë ti kishe disa? - pyeti babai.
“Sepse ato para që kisha nuk mjaftonin, por tani janë mjaftë”– tha djaloshi i vogël duke vazhduar “Babi, tani unë kam 20 dollarë... Mund të blej një orë nga koha jote për të luajtur me ty?”
/Mesazhi/Valdet Neziri