Babai vari veten, nuk mundi të paguante 500 leke në muaj energji: Ja historia e trishtë e tre jetimëve
I mbytur nga varfëria, mes borxheve të OSHEE dhe pamundësisë për të nxjerrë bukën e përditshme, Fluturim Cuku i dha fund jetës në moshën 41-vjeçare.
Ai la pas tre fëmijë, nënën 80-vjeçare dhe bashkëshorten, e cila nuk mundi ta përballonte ngjarjen e rëndë, duke rënë në depresion të thellë.
Ngjarja e ndodhur në fshatin Rrajcë të Përrenjasit, ishte nga ato që u shkrua në gazeta e portale, kur u mësua se familja e të ndjerit jetonte pa energji eletrike, sepse OSHEE e kishtë ndërprerë për mospagesë.
Gjithçka filloi dhe mbaroi këtu, bashkë me një premtim të Kryetares së Bashkisë Përrenjas Miranda Rira, për të paguar borxhet e prapambetura të energjisë elektrike.
Por, nëse jeta qe e vështirë për 41-vjeçarin Cuku, për tri jetimët e tij është edhe më e ashpër.
Ndërsa nëna është shtruar në spitalin e Elbsanit, për probleme të shëndetit mendor, Urimi, Igli dhe Ersa janë nën kujdesin e gjyshes, e cila në fakt vështirë e ka të kujdeset edhe për veten.
Urimi 13-vjeçar e ka kuptuar se tashmë përgjegjësia është e tij. Igli, një vit më I vogël përpiqet ta ndjekë.
I gjejmë duke stivosur drutë (që një biznesmen zemërmirë u kishte dhuruar për të shkuar dimrin e ftohtë), për të ngrohur shtëpinë që pa dyer e pa dritare, vështirë se mund të quhej e tillë.
Janë përpjekur të rregullojnë dhomën ku presin vizitat. Me ca karrige e nja dy divanë, ndërsa drutë e oxhakut përpiqen të ngrohinën godinën e vjetër, ku era hyn ngado.
Nuk kanë as moblije, as sobë, as televizor e madje as tualet e ujë brenda.
Përpiqen të lahen si të munden, në një banjë të sajuar aty në katin e parë. Përpiqen të ushqehen si të munden, me bukën thatë. E vetmja pajisje elektrike në shtëpi është llampa për ndriçim. Dhe atë ndriçim, 500 leke të reja në muaj, i ati nuk mundi ta paguajë, duke hequr dorë nga jeta. Ndoshta për t’u dhënë fund vuajtjeve të tij, por për të shtuar ato të fëmijëve.
Ishin ditët e fundit të Vitit. Data 27 ose 28 Dhjetor. Igli kafshonte një copë bukë thatë, ndërsa pushkën e tij lodër e tij e kishte vendosur mbi drutë e çara.
Ka dëshirë të bëhet mësues. A do ja dalë?
Urimi ende nuk e ka vendosur se çfarë drejtimi do marrë në jetë, ndoshta sepse tani e di që ka detyra të vështira përpara, si zoti i shtëpisë.
Në shtëpinë e vjetër e të ftohtë, mungon Ersa motra 9-vjeçare e vëllezërve. Për pak ditë janë përpjekur ta largojnë nga shtëpia, sepse ajo ishte e para që e gjeti të atin varur në traun e shtëpisë…e ka të vështirë ta kalojë këtë traumë.
Të gjithë e kanë të vështirë të gdhijnë netët e të ngrysin ditët, kur varfëria, uria dhe i ftohti u kujtojnë se çfarë sfide të vështirë kanë përpara. E kjo sfidë i bën të harrojnë se janë të vegjël, pavarësisht çiltërisë.
Kjo sfidë i bën të harrojnë që një vit I ri po vjen dhe një pemë e stolisur mbi një fletë vizatimi, është ndoshta i vetmi element që përpiqet t’ua kujtojë sadopak këtë fakt. Në një kohë kur duket se të gjithë i kanë harruar, ata presin dhe shpresojnë se dikush do t’i ndihmojë.
b.albanian

Redaktimi i fundit: