Babai nuk i pranon të dashurin, tenton të hidhet nga pallati

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Tiranë

Policia shpëton 25-vjeçaren, e cila kishte hipur në katin e shtatë të një ndërtese te “Don Bosko”


pallati-nga-tentoi-te-hidhej-320x204.jpg


Dashuronte një djalë dhe babai nuk e pranonte lidhjen mes të rinjve, 25-vjeçarja tenton të hidhet nga kati i 7 i një pallati shumëkatësh. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në zonën e njohur si “Don Bosko”, në Tiranë. Vajza është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të uniformave blu. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se vajza me inicialet Fatmira N., prej kohësh ishte njohur me një djalë dhe kërkonte që me të dashurin të ndërtonte familjen. Ajo e ka cilësuar marrëdhënien mjaft normale, por në momentin që prindërit e kanë marrë vesh, në familje kanë filluar problemet. Babai i vajzës i ka kërkuar që Fatmira të ndahej nga i dashuri i saj, por ajo nuk pranonte. Mosrespektimi i dëshirës së babait, ka sjellë probleme mes tyre. Ata grindeshin sa herë që hapej biseda për të dashurin e 25-vjeçares. E njëjta gjë ka ndodhur dhe dje. Vajza dhe babai janë zënë për orë të tëra. Situata është tensionuar shumë mes të dyve. E reja ka kaluar në gjendje depresive dhe si rrugëzgjidhje të vetme ka gjetur vetëvrasjen. Ajo ka hyrë në njërën prej dhomave të apartamentit dhe e ka mbyllur derën me çelës. Më pas ka dalë në ballkon dhe para se të kryente aktin final, ka marrë të atin në telefon, për ta njoftuar për vendimin fatal. Në këtë moment babai i vajzës i është lutur që të mos e bëjë një gjë të tillë, por ka qenë e kotë. Ajo nuk bindej. Babai tepër i tmerruar ka marrë në telefon policinë, për të kërkuar ndihmë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, mes tyre edhe shefi i Komisariatit Nr 3. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ata e kanë ndjekur të gjithë skenën e negociatave mes vajzës, policisë dhe të atit. Eksperienca në repartin special RENEA, duket se i ka shërbyer shefit të Komisariatit numër 3, të zbresë me litar nga tarraca dhe të hyjë nga ballkoni brenda banesës që ishte mbyllur prej 25-vjeçares. Ai ka mundur që të shpëtojë vajzën dhe më pas e ka shoqëruar në rajon. Nën kujdesin e një psikologeje, 25-vjeçarja ka dhënë edhe arsyet e tentativës së vetëvrasjes. Ajo ka thënë se situata në familje ishte bërë e padurueshme, pasi babai vazhdimisht kërkonte që ajo të ndahej nga i dashuri, të cilin e dashuronte marrëzisht. Ndërkaq edhe prindërit e vajzës janë marrë në pyetje policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.//G.Shqip
 
Titulli: Babai nuk i pranon të dashurin, tenton të hidhet nga pallati

Sa veprime te pakuptimta bejn nganjeher gocat ....jan totalisht mentalitet fshataresk
 
Titulli: Babai nuk i pranon të dashurin, tenton të hidhet nga pallati

Veprime femijesh. Zgjidhja nuk eshte kjo por te gjendet menyra e zgjidhjes se konfliktin me prindrin dhe pranimin e tij te zgjedhjes se vajzes. Cdo gje ka zgjidhje dhe vetvrasja ne raste te tilla nuk eshte ajo e duhura.
 
Titulli: Babai nuk i pranon të dashurin, tenton të hidhet nga pallati

hajt se nuk e ka pas shum seriozisht ! se te kish pas seriozisht do ta krynte kete pune ende pa ardh policia , ashtu pizza vjen me shpejt se policia ! po ni sken e "mire" per ta lejuar babai me ate djalin ! sidoqoft ketu nuk po tregon arsyjen pse babai ska lejuar te jete me ate djalin ! nese eshte ndonje arsyje banale te ndryshme qe jan te shqiptaret thjesht sepse BABAI INJORANT nuk deshiron at'here ai baba ste vyn asgje ! sepse ai duhet te mendonte ta martonte gocen dhe jo te bente vepra te tilla ashtu kshtu vajza paska nje mosh te madhe 25 vjeqare qe do mundte ta fejonte e ta martonte me ate djalin qe don :D
 
Titulli: Babai nuk i pranon të dashurin, tenton të hidhet nga pallati

Un kam nje jet te tere qe grindem per te gjitha vendimet qe marre, jo sepse jan te gabuara por sepse nuk pys njeri. Shpesh her nga nje ane me hyne dhe nga tjetra me dalin dhe kshu duhet bo kur prindri pretendon te KOMANDOJ dhe jo te keshilloj (sidomos kur ke arritur nje far moshe).
Jan disa prinder qe kan frik tju iki vajza nga shtepia dhe kembengulin me gjera koti deri sa te marrin cfare duan... ja e kam ktu komshiun 40 vjecar qe sguxon te dali nga shpia se sdon mami lol
Familja eshte e cmuar po, duhet degjuar ok, por jo te marri frymen dhe te presi krahet cdo her qe ke nje enderr apo deshir.
 
Titulli: Babai nuk i pranon të dashurin, tenton të hidhet nga pallati

Faji eshte i prinderve ketu, nuk e di une nuk kam ende femije dhe ndoshta nuk mund te logjikoj drejt... por kur te thot vajza, por qofte edhe djali e dua kete person... ty si prind s'te vjen asgje tjeter te thuash perpos te jesh prane saj, dhe ta mbeshtesesh per cfardolloj vendimi qe merr femija yt... Neqoftese deshiron te jete e/i lumtur!

Une mund ta kuptoj shume mire ate gocen se si eshte ndjere, se besoj eshte nje ndjenje e keqe mos te mund ti bindesh prinderit per dicka, por perseri deri aty nuk ka qene e nevojshme te shkoje..
 
Titulli: Babai nuk i pranon të dashurin, tenton të hidhet nga pallati

Ksaj i thon: desha me vra veten po mu dhimbs jeta xp
 
Titulli: Babai nuk i pranon të dashurin, tenton të hidhet nga pallati

Pse nuk hodhi babain nga pallati te jetonte e lumtur ne burg :). futja kot mentalitet koti lejini femijet te bejn cte duan fundja jeta esht e tyre dhe ato do vuajn . ci fusin turit gjithanej kta prindrit tan mer amon :(.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top