Azilkërkuesi shqiptar tenton ta përdhunojë 22-vjeçaren gjermane, por e pëson keq

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Një azilkërkues 22-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 22-vjeçare në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur një natë para Krishtlindjeve. Sipas schëarzëaelder-bote.de, ngjarja është raportuar ditën e enjte nga prokuroria dhe policia gjermane.

Burime zyrtare raportuan se vajza ishte duke ecur përgjatë “Lange Strasse” rreth orës 2:30 të mëngjesit teksa ka vënë re hijen e një personi që e ndiqte. Pasi kishte vënë re se një i ri e ndiqte, ajo kishte telefonuar vëllain e saj. Papritmas i dyshuari e ka sulmuar 22-vjeçaren e më pas i ka bërë presion. Të njëjtat burime theksuan se kosovari e dhunoi vajzën, duke e shtrirë përtokë me forcë, e pasi i kishte goditur fytyrën, po tentonte që ta zhvishte.

Në kohën kur sulmuesi po tentonte ta përdhunonte të renë, në ndihmë vjen vëllai i vajzës, 25 vjeç bashkë me miqtë e tij. Mësohet se grupi i djemve është përleshur mes tyre, ndërsa agresori ra në pranga. 22-vjeçari është paraqitur pranë gjykatës ndaj të cilit ishte nxjerrë një urdhër arresti, ndërsa tashmë ai ndodhet në paraburgim.
auto_perdhunim-780x4391478342119.jpghttp://zeri.info
 

Attachments

  • auto_perdhunim-780x4391478342119.jpg
    auto_perdhunim-780x4391478342119.jpg
    40.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top