Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Azem hajdari, vajzën po ta marin më qafë!

Te ndoqa me vemendje Rudina. Te ndoqa ne ekranin e TV Klan prej kureshtjes dhe ankthit. Zhurme e madhe dhe poterre mediatike u be rreth angazhimit tend politik dhe jo vetem une por edhe njerëzia nostalgjike duan te shohin produktin. Produktin qe la pas babai yt i vdekur dhe nëna jote e gjalle. Te tregohem i sinqerte dhe racional Rudine e dashur, ti je rritur vetem me nje mungese goxha te madhe e te rende por mos harro qe atentati kunder babait ta beri jeten me te lehte e me te bollshme. Mungesa e babait ne familjen dhe jeten tende eshte boshllek qe ne keto kohe te poshtra materialiste kompesohet shpejt, shpejt fare dhe te gjithe ne nuk vuajmë më sindromen e se djeshmes. Ti Rudina u linde ne nje shtepi goxha te madhe te zaptuar nga babai kur ishte gjalle ne nje prej zonave me te shtrenjta te kryeqytetit. U rrite mes nje kuluvie tribaliste farefisnore ku gjithkush pas vdekjes se Azem Hajdarit zbriti prej Tropoje ne metropol dhe perlau e perlan pa me te voglen frike legale, ç'ka do e ç'ka i sheh syri. Babain e ndjere e perdoren si fillim te djathtet dhe pasi ia pine lengun, e kercenonin si gjaksi dorëzanin derisa ia morren pergjithmone ymrin. E pastaj e lavderuan, e lartesuan, e kenduan, e recituan, pra pasi në pritë e qitën lapidar i ngritën. Ne në Shqiperi nuk na kushton asgje te bejme heronj cilindo dhe merrmerin apo pensionin e posacem nuk ta kursen tashme as qeveria e Berishes e as qeveria e Rames. E dhimbshme vdekja e babait Rudinë por kaperdie brengen se si familje e si farefis u ka mbytur bolleku makut. Ta ka thene nena jote Fatmira cfare shkolle ka mbaruar dhe ku punonte dikur ne moshen tende, e ku ka perfunduar tashmë me punë? Fatmira Hajdari ashtu sic ka emrin, ka edhe nafakën por jo formimin arsimor dhe profesional. Nga shitese ne ushqimoret e Bajram Currit, pas vdekjes se burrit u diplomua si juriste dhe sot nenen tende e ke gjykatese prane Apelit te Tiranes. Por mos harro se edhe ti Rudinë pasi babai u largua nga kjo jete, ty Rudinë fati te ofroi studime te shtrenjta ne Amerike dhe Britani. Se sa kushtojne dhe kush te ka paguar studimet e shtrenjta ne dy kontinente duhet te na i transparencosh sepse neser do jesh deputete ne parlament dhe e ke te sanksionuar me ligj burimin e te ardhurave dhe shpenzimeve. Deputete ne Kuvend dhe ti Rudine??? Te ndoqa me kersheri kur flisje parmbreme dhe me beso, ishe katastrofe. Nuk dua te te zbeh deshirat e tua por artikullimi dhe oratoria jote me shqetesoi. Ti nuk i ngjan kurresesi babait tend ne lirshmerine dhe impaktin e te folurit ne publik. Babai ishte harbut dhe kaçak trim qe trembte ata perballe jo vetem me peshen trupore por edhe me origjinen nga vinte. E i funksionoi disa vite rresht derisa vdiq por ua la gjalle emrin e heroit te tranzicionit dhe profitet qyl te tranzicionit. Rudine, ti je naive dhe e brishte. Je dembele prej sirkumstancave te babait, je ende e vogel per sipermarrje te medha. Me beso, je ende nje koketë qe do hysh ne parlament e sforcuar pa forcuar kurre mullezen e politikanes opozitare. Ti nuk je harbute se e ke cdo gje gati. Ti nuk je hajdute se e ke cdo gje gati. Nuk je e pangopur se ke aq shume perfitime prej hijes se statures se babit sa nder breza nuk do i konsumoni dot. Rudine, ti do jesh thjesht nje vegjetuese ne parlamenti ku ujqerit, tigrat, ulkonjat dhe zagaret shqyejne te gjalle e te vdekur. Ndaj hiq dore, rritu e piqu e kismet shohim me vone. Kandidatura jote eshte nje shembull i keq, i keq, i keq e makbethian. Ti ke per tu bere sebep per kataklizma te tjera. Ti do jesh deputete pa asnje lloj kontributi vetem se ke babain te vrare e te vdekur. Kush do na garantojë ne se fëmijët e Saliut, Edit, Metës, Lulit nuk do vrasin baballaret e tyre qe tu zene vendin ne parlament? Azem Hajdari me fal per shqetesimin. Gezuar 1 Qershorin, festen e femijeve te tu qe nuk do rriten kurrë!

Bledi Mane
 
Sikur ta dija qe e ka shkruajtur ky debili
Mbaroj duke analizuar te gjallet I doli pune Dhe me te vdekurit, cfare krimbi!
 
Haha po ky tani e gjeti me fol, meqe di kaq gjera pse si ka thene
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back