fcbesia
Anëtar i Respektuar
Njëzet vjet më parë, ish-gazetari i Rilindjes, Avni Spahiu, i ka etiketuar shqiptarët si ekstremistë dhe armiq të Jugosllavisë, pasi ata nëpërmjet një proteste në New York kanë kërkuar pavarësi për Kosovën. Tash, ky njeri përfaqëson Kosovën në shtetin më të fuqishëm në botë.
Në faqen e parë të gazetës Rilindja, të datës 18 janar 1988, Spahiu shkruante për "demonstratat antijugosllave". Ai raportonte se “ekstremistët nga mërgata armiqësore" kishin kanë sulmuar dy reporterë të TV Beogradit.
“Në këtë demonstratë, ku është synuar pjesëmarrja e emigracionit shqiptar anti-jugosllav nga e tërë Amerika, demonstruesit brohoritën parullat e njohura armiqësore – Kosova Republikë, - Kosova e lirë”, ka shkruar Spahiu i cili ka mbajtur disa pozita të larta në mediat publike në Kosovë para se të shkonte në Amerikë për të përfaqësuar Kosovën.
Kjo kopje i është dërguar Expressit, në të cilën Spahiu shkruan se shqiptarët kanë protestuar para ambasadës jugosllave me parulla anti jugosllave.
I kontaktuar nga Express, Spahiu ka thënë se nuk e ka shkruar këtë artikull, por dikush në redaksinë e atëhershme të Rilindjes ka keqpërdorur emrin e tij. Ai kërkon që të lihet rehat, duke shfajësuar vetën në këtë mënyrë. “Lemni rehat, hajdeni mytnemi, a pushkatomëni a. S`po di çka me të thanë tash. Ai ka qenë shkrim i Tanjugut, redaksia ma ka qitë emrin për me m’mbrojt mu që s`po shkruaj për protesta”, ka thënë Spahiu nga New Yorku
Ai është shfajësuar nga ky shkrim për shqiptarët, duke thënë se ka punuar në kohë të vështira, sa ka qenë korrespodent i kësaj gazete. “Na kemi punu aty në kohë shumë të shtirë bre burrë, shumë në kohë të shtirë kemi punu. Unë nuk e kam përcjellë atë ngjarje”, ka bërë të ditur ai
Ndërkohë, zëvendësministrja Vlora اitaku nuk ka dashur të komentojë për këtë çështje, por është zotuar se qeveria do të reagojë dhe do të dalë me qëndrim zyrtar edhe për këtë rast.
Megjithëkëtë, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora اitaku nuk e ka mohuar mundësinë e shkarkimit të ambasadorit të Kosovës në Amerikë.
“Gjithsesi askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe posa ta shohim ne do të dalim me qëndrim zyrtar”, ka thënë zëvendësministrja اitaku.
Avni Spahiu është emëruar i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Amerikë nga presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, pasi ai ishte propozuar nga kryeministri Hashim Thaçi.
GazetaeExpress