Avioni i së ardhmes

METi

-=EdoLorEli=-
Turku 28-vjeçar, Hasan Hysejn Jeni, i dashuruar qysh në fëmijëri me aviacionin, ka arritur të përgatisë projektin e një avioni që mund të qëndrojë në hapësirë pa u furnizuar me lëndë djegëse; Një teknologji e re që i krijon mundësinë motorit të avionit të përdorë si lëndë djegëse gazrat ekzistuese në atmosferë.

Përveç kësaj, konstrukti i avionit parashikohet të jetë i tillë që të sigurojë uljen e fërkimit me ajrin thuajse në zero.

Zbritja e fërkimit në zero dhe çlirimi i avionit nga ngarkesa e lëndës djegëse, e cila në avionët e zakonshëm arrin deri në 6,5 tonë, i jep këtij avioni një aftësi manovruese afro 40% më të lartë se ajo e avionëve të deritanishëm, ndërsa shpejtësia e tij llogaritet të jetë 20% më e lartë. Në rast të realizimit të këtij avioni, avionë si F117, B2, TR1 apo U2 mbeten primitivë. Avioni në fjalë përbëhet nga 70% alumin, 15% çelik, 5% titan, si dhe disa pjesë të tjera që nuk bëhen të ditura.

Shpikësi u ftua në Komandën e Logjistikës Ajrore në Ankara dhe sqaroi projektin e tij në prani të një ekipi të përbërë nga ushtarakë të lartë. Komisioni deklaroi se projekti është i logjikshëm dhe i realizueshëm, por për shkak të vështirësive ekonomike që Turqia po përjeton kohët e fundit, vënia e tij në jetë mund të nisë pas një periudhe prej 15-20 vjetësh.

Shpikësi nuk ka pranuar një ofertë që i bëri SHBA-ja.

Edvin Cami
Code:
http://www.zeriyt.com
 
Titulli: Avioni i së ardhmes

PO rritet shume shkenca qdo dite e me teper.

shume ka ecur vallahi ... duket sikur sot kur njehere e nje kohe njerzit per te fluturuar perdornin preshin :P
 
Titulli: Avioni i së ardhmes

Prej kohes se gurit deri tash vetem mendo sa gjera jan bere far teknologjie eshte bere.Me hapa shume te shpejte!
 
Back
Top