Avionë pa pilotë edhe për pasagjerë?

Prej disa vitesh tashmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorin avionë të vegjël pa telekomandë për të gjurmuar dhe bombarduar talebanët në Pakistan dhe Afganistan.

avionet.jpg


Një teknologji në dorë të disa shteteve të tjerë të rëndësishëm, ajo e aviacionit ushtarak pa pilot çmohet së tepërmi për shkak të mungesës së kostove njerëzore dhe aftësisë për të goditur kundërshtarin nga komoditeti i një zyre të çfarëdoshme.

Aktualisht, kjo teknologji po testohet edhe në avionët që kryejnë transportin civil dhe së shpejti, mund të vijë momenti kur udhëtimet do të kontrollohen vetëm nga kompiuteri i specializuar i bordit.

Një testim në avionët për udhëtarë pa pilotë do të nisë të zhvillohet përgjatë të gjithë muajit në Britaninë e Madhe dhe siç raportoi “Daily Mail”, projektuesit janë optimistë se ky do të jetë hapi i parë drejt kalimit në një aviacion ku gabimi njerëzor, një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve, do të jetë përgjithmonë i eliminuar.

Tregu i aviacionit civil është një prej atyre me rritjen më të shpejtë në botën aktuale dhe sipas një studimi të “The Economist”, deri në vitin 2020, shitjet vjetore të kompanive të prodhimit të aeroplanëve do të tejkalojnë 50 miliardë dollarë.

Bërja realitet e avionëve të besueshëm pa pilot edhe në fushën civile, mund të garantojë në këto kushte të ardhura të pabesueshme, për këdo që do të arrijë të prodhojë një mjet të tillë.
topchanel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top