Aventura ime me një punëtor të ri

Arfenilla

Themelues i Forumit
46xx4892.jpg
]Derisa po e shikoja Fitimin duke biseduar me një kliente, me një vajzë të bukur rreth 20-vjeçare, e cila po provonte xhinse të ngushta, ndjeva sikur sërish po përfshihesha nga xhelozia. Po, ishte xhelozi e pastër, ia pranova vetes. Buzëqeshjet dhe sjellja e asaj vajze më pengonin, e kësaj i kontribuonte edhe fakti që më dukej se Fitimi po sillej tepër mirë me të.

Mora frymë thellë dhe e largova shikimin, duke e mallkuar veten pse gjërat kishin filluar që të zhvillohen në një mënyrë e cila nuk më pëlqente. Kisha 40 vjet dhe isha menaxhere e një dyqani të popullarizuar të rrobave, ndërsa kisha edhe shanse të mira për avancim të mëtutjeshëm brenda kompanisë që ishte pronare e dyqanit. Isha e lumtur dhe e kënaqur me jetën time, por, prej kohës kur Fitimi filloi që të punojë në dyqan, rashë në krizë. Para së gjithash, për shkak se e kisha parim, të cilin nuk e kisha shkelur ndonjëherë, që të mos filloj lidhje intime në vendin e punës. Pastaj, për arsye që Fitimi i kishte vetëm 28 vjet dhe që ishte shumë më i pjekur nga moshatarët e tij, e madje edhe të mi, ishte i parëndësishëm, sikur edhe fakti që unë që dukesha për dhjetë vjet më e re sesa që isha në të vërtetë. Të dhënat nga letërnjoftimi nuk mund të ndryshoheshin, dhe ato 12 vjet dallim mes nesh ishin me të vërtetë të tepërta në tërë vargun e arsyeve të justifikuara. Fitimi kishte diplomuar para pak kohësh, por nuk e kishte problem që të punojë si shitës deri në momentin e gjetjes së një vendi të punës në profesionin e tij. Unë, megjithatë, kisha karrierën në rritje e sipër dhe nuk ishte një gjë e mençur që ta prishja për shkak të një aventure me një punëtor. Ai ishte ende në fazën e argëtimit, e unë isha në fazën në të cilën një argëtim të tillë jo që e pengonin vetëm vitet, por edhe obligimet dhe përgjegjësitë e shumta. Në rastin tim, aty ishte edhe bija ime Bardha, e cila i kishte 20 vjet. Pra, në vend se të isha e dashura e Fitimit, do të ishte më mirë që të jem vjehrra e tij. Por, këtë e mendoja vetëm për shkak të moshës së tij, duke pasur parasysh që bija ime ishte në një lidhje të gjatë dhe të lumtur me Rronin, me të cilin planifikonte që të martohej. Për fat të mirë, u dëshmua se është më e mençur dhe më e kujdesshme në zgjedhje të mashkullit sesa nëna e saj. Në fakt, unë në jetën time kam zgjedhur vetëm meshkuj të gabuar, dhe atë duke filluar nga i pari, me të cilin u njoha gjatë një pushimi veror kur i kisha 19 vjet. Ai u zhduk shpejt vetëm dy muaj më vonë, sapo i tregova se kam mbetur shtatzënë. E kam rritur vetë Bardhën, deri në momentin kur pas katër viteve u njoha me Lulin, mashkullin e vetëm që nuk iku si pa kokë edhe kur e kuptoi se kam fëmijë. Lidhja me të zgjati deri në momentin kur mësova që ai më kishte mashtruar shpesh me femra të ndryshme. E, më pas u dashurova në Fitimin, i cili, në krahasim me mua, ishte një fëmijë. اfarë absurdi! E, edhe më absurd dhe më i pabesueshëm është fakti që edhe ai u dashurua në mua.

- Kjo nuk është vetëm një aventurë, Sanije. Unë me të vërtetë jam dashuruar në ty - më tha herën e parë kur bëmë dashuri.

- Sa për mua, kam kaluar mirë, por kjo është e tëra - i thashë shkurt, e vetëdijshme që tashmë shumë herë në jetë kam gabuar dhe nuk më binte në mend të ta bëj sërish një gjë të tillë.

Kisha 40 vjet, dhe nuk kishte justifikim për një sjellje të tillë fëmijërore. Duke u bazuar në ato pak arsye që më kishin mbetur, kërkova nga Fitimi të mos mendojë se bëhet fjalë për ndonjë gjë serioze, që të mos flasë në lidhje me të me kolegët dhe që të qëndrojë sa më larg meje. Por, tani isha e zhgënjyer, e përveç kësaj, gjithashtu më brente xhelozia kur Fitimi sillej mirë ndaj ndonjë blerëseje. Thënë shkurt, po ndihesha gjithnjë e më keq, e kur shoqja ime Diana erdhi në dyqan për t’i provuar disa gjëra të reja që kishin arritur, ia tregova të gjitha, duke kërkuar ngushëllimin tek ajo.

- Dhe unë duhet të të ngushëlloj për shkak se ke fjetur me një mashkull aq të ri e të pashëm? Me të vërtetë je e çmendur - tha ajo duke qeshur.

- Po, mirë the, ai për mua është fëmijë. Kjo është mangësia e tij.

- Dëgjo, Luli ishte moshatar yti, e më duket se ka pasur shumë më shumë mangësi më të këqija. Ish-bashkëshorti im, i cili ka më shumë se 40 vjet, secilin moment të kohës së lirë e kalon duke luajtur ‘Playstation’ ose në klube të natës sikur të ishte në pubertet. Mosha është një gjë relative. Ndërsa, ty të është dashur që të piqesh më herët, sepse je bërë nënë në moshë tëre dhe gjërat e tilla duhet t’i dish më mirë se unë



Fitim, për herë të fundit po të them që mes nesh nuk mund të ketë ndonjë lidhje, i thashë me vendosmëri.

- Mua më duket se kemi kaluar shumë mirë së bashku.

- Ajo ishte vetëm një natë. Jeta e vërtetë e përditshme është diçka tjetër. Por, çfarë mund të dish ti në lidhje me të në moshën tënde? Nëse ke menduar se do të më dëshmosh ndonjë gjë, duke dhënë dorëheqje, atëherë ia ke dalë. Tani kam konfirmimin se je një i ri i papjekur, i thashë e zemëruar, duke e nxjerrë dorëheqjen nga zarfi.

- Mendon se i di të gjitha vetëm për shkak se i ke disa vite më shumë? Por, për mua nuk di asgjë. Fakti që jam i ri, të mjafton që të vish në përfundim se jam i papjekur. Dhe, unë jam ai që është sipërfaqësor? Nëse njëri prej nesh nuk ka guxim që ta marrë pjesën personale të përgjegjësisë, atëherë ti je ajo. Përndryshe, nuk jam duke dhënë dorëheqje, për shkak se jam i pamatur, e nuk po jap madje as për ty. Nuk kam diplomuar që tërë jetën të punoj si shitës dhe kam gjetur punë në një laborator biokimik, gjë që ka qenë edhe dëshirë e imja. Por, nëse do të ishe interesuar që të mësosh diçka më shumë për mua, të më pyesësh në lidhje me jetën dhe familjen time, do të zbuloje që edhe motra ime ka lindur një fëmijë në moshë shumë të re, mu sikur ti, dhe që i kam ndihmuar që ta rrisë fëmijën e saj, mes të tjerash edhe në aspektin financiar. Pra, shumë mirë e di se çfarë do të thotë ta rrisësh vetëm një fëmijë. Dëshiroj që të ta them edhe një gjë: Jam i bindur që lidhja jonë do të mund të funksiononte po të mos frikoheshe nga ndjenjat e tua, të cilat e di që i ke për mua.

Pas këtyre fjalëve u largua. E kuptova që së shpejti do të zhduket nga jeta ime, sikur edhe që me 28 vitet e tij nuk ishte një fëmijë, por një burrë. Si nuk e kuptova këtë më herët? Ndoshta ai është partneri, të cilin e kam kërkuar gjithmonë, por ende nuk isha e sigurt se a mund t'i besoj apo jo. Nuk isha vetëm grua, por edhe nënë, gjë që e rriste edhe më shumë pasigurinë dhe kujdesin tim. Pendimin për rastin e lëshuar me Fitimin do ta përjetoja, por nuk do të mund të duroja që të dukem qesharake para bijës sime ose që me veprimet e mia të bëj që ajo të turpërohet për shkak timin. Por, dashuria asnjëherë nuk është arsye për turp dhe mu bija ime Bardha, e cila ishte mishërim i ndjenjës së dashurisë së pastër, ishte ajo që ma sqaroi një gjë të tillë. Disa ditë pas dorëheqjes së Fitimit, ndodhi që rastësisht ta dëgjoj një bisedë mes saj dhe Edës, shoqes së saj më të mirë, e cila kishte ardhur te ne për ta vizituar Bardhën.

- Sot i bleva një palë xhinse në dyqanin, ku punon nëna jote, ndërsa për t'i zgjedhur më ndihmoi një shitës jashtëzakonisht i bukur, e dëgjova Edën, duke i thënë Bardhës, derisa po kaloja afër derës së mbyllur të dhomës së saj.

Nuk e kisha zakon që të përgjoja, por përmendja e Fitimit e tërhoqi vëmendjen time.

- Hej, ngadalë, Fitimi është i rezervuar, ia tërhoqi vëmendjen Bardha.

Fillova të rrëqethem. اfarë po mendonte me këtë bija ime? A edhe ajo ka pasur diçka me Fitimin? Nuk mund t'u besoja veshëve të mi.

- Mos më thuaj që ke diçka me të! E Dreni?, pyeti Eva, e cila si duket kishte ardhur në të njëjtin përfundim sikur edhe unë.

Qeshja e sinqertë e Bardhës më qetësoi, por fjalët që i tha më pas më habitën.

- Unë jam shumë e dashuruar në Drenin!, u përgjigj Bardha. Të drejtë ekskluzive në Fitimin nuk kam unë, por jam duke e kërkuar për nënën time. Mendoj që ata janë në lidhje, dhe se asaj i vjen turp që ta pranojë. Në fakt ajo do të më tregojë së shpejti, por e kam kuptuar se çfarë është duke ndodhur, duke u bazuar në shikimet e tyre që i kam vërejtur secilën herë që kam shkuar në dyqan.

U mbështeta në mur. Nuk mund të merrja frymë. Si është e mundur, a thua është vërejtur aq lehtë ajo që ndjej për Fitimin, sa që edhe bija ime e ka vërejtur një gjë të tillë edhe pse nuk i kam thënë asnjëherë ndonjë gjë në lidhje me të.

- Po pse i vjen turp? Unë do të mburresha po të isha në lidhje me një mashkull të tillë!- tha Eda.

- Mendoj se i vjen turp për shkak të dallimit në moshë. Absurde!

Me vetëm një fjalë Bardha i fshiu muajt gjatë të cilëve e kisha brejtur veten në dilemat e mia, duke e lodhur Dianën e shkretë me biseda të asaj teme. Absurd, ja se çfarë ishte dallimi në moshë mes meje dhe Fitimit. Bija ime edhe një herë bëri mrekulli, mu sikur bëri në momentin kur erdhi në këtë botë. Atëkohë, për nëntë muaj isha brengosur në lidhje me faktin se a e kisha marrë vendimin duhur, e pas dhimbjeve gjatë procesit të lindjes kur ma sollën Bardhën në duar, u ndjeva sikur të isha në parajsë. Bardha ishte ajo që nga mendja dhe zemra ime largoi tërë frikën, pikëllimin dhe pasigurinë. Mu ashtu siç bëri edhe tani. Disi, nuk mund të largohesha nga dera e dhomës së saj pas së cilës dy vajzat, duke mos e ditur, po e ndryshonin rrjedhën e jetës sime. E dëgjova sërish bijën time duke thënë:

- Mendoj që, nëse ata me të vërtetë janë në lidhje, bëhet fjalë për një gjë shumë romantike. Ata dy janë së bashku kundër të gjithë hipokritëve, të sigurt në dashurinë e tyre, të cilën nuk mund ta lëkundin komentet e as paragjykimet e ndonjë njeriu. Vetëm shpresoj që Fitimi të jetë i duhuri për të sepse nëna me të vërtetë meriton pak lumturi në jetën e saj. E edhe nëse lidhja e tyre nuk do të ishte e suksesshme, një gjë e tillë do të ndodhte vetëm për shkak të dallimit në moshë. Lidhjet e dashurisë ndërpriten për mijëra arsye të ndryshme. Për fat të mirë, nëna ime gjithmonë e ka dëgjuar zemrën e saj, e nuk është mërzitur për paragjykimet. Unë jam dëshmia më e mirë për këtë.

Bardha kishte të drejtë. Edhe po të ishte Fitimi 40-vjeçar, një gjë e tillë nuk do të ishte garanci që lidhja do të zgjaste. Në fund të fundit, as lidhja ime me Lulin, i cili ishte moshatar imi, nuk zgjati shumë dhe pati përfundim të keq. E bashkëshorti i Dianës, i cili gjithashtu ishte moshatar i yni, e la Dianën për shkak të një 20-vjeçareje. Dashuria nuk është arsye për turp ose fajësi, e në të nuk do të guxonte që të ekzistojnë paragjykimet. Dashuria është vetëm dashuri, dhe atë në cilëndo moshë. Ndoshta mundet edhe të na frikësojë me valën e emocioneve, por njëkohësisht na mbush me trimëri dhe forcë. E unë, me Bardhën dhe Fitimin pranë meje, nuk kisha arsye për frikë. Të nesërmen u rregullova shumë mirë dhe shkova në punë. Ariana tashmë ishte aty dhe po bisedonte me Fitimin.

- Fitim, më duhesh pak, i thashë duke ia bërë me dije vajzës që ka ardhur koha që të largohet.

Fitimi i habitur po më përcillte në drejtim të zyrës sime.

- Kam menduar në lidhje me faktin që asnjëherë nuk më ke dhuruar as lule e as çokollatë. اfarë mënyre e joshjes është kjo e jotja? A nuk të ka treguar askush që zonjat e moshës sime më së lehti i bën për vete në këtë mënyrë?

Më shikoi sikur të isha e çmendur. Unë i buzëqesha dhe e pashë se edhe ai u relaksua.

- Si të thoni ju, zonjë! Por, urdhra të tillë nuk do të pranoj për një kohë më të gjatë sepse pas disa ditëve do të largohem dhe ju nuk do të jeni shefja ime dhe nuk do të mund të komandoni. Unë do të jem kryesori dhe ai që do të vendosë në lidhjen tonë.

Nuk mund të kërkoja më shumë nga një mashkull. Kisha një nevojë të madhe për ta përqafuar, por u përmbajta, duke i mbetur besnike parimit tim, gjë nuk lejohen intimitetet mes të punësuarve. E kur më pas u kthye me një buqetë trëndafilash dhe me një çokollatë të madhe, atë e hëngra duke mos u mërzitur për regjimin e dietës të cilën e mbaja. Me kënaqësi të njëjtë me të cilën më në fund vendosa që t’ia lejojë vetes, që ta dua Fitimin përkundër dallimit të moshës mes nesh.K Sot.
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Hajde aventur hajde lool Po si sme bijen mua kto shefet :p :p
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

E lexova seri ngjys dhe e kuptova qe sja vlen,gjithmon kam urryer njerzit qe parimare kan sexyn.Gjithmone me ka tremb kjo mosha mjeri ti po hyre ndor tyne qa te bajn :p
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

E lexova seri ngjys dhe e kuptova qe sja vlen,gjithmon kam urryer njerzit qe parimare kan sexyn.Gjithmone me ka tremb kjo mosha mjeri ti po hyre ndor tyne qa te bajn :p

per cilen moshe ke fjalen?
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri


per cilen moshe ke fjalen?
Mosha jote haaaaaaaaaaaaa :p Mosha ksaj ne fjal pra per ke po flisja une :D
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Me ngjan pak si sajes si histori..!
Gjithesesi une kam qen dhe do te jem pak paragjykuese ne kete pike, diferenca e tepert e moshes nuk ben mes nje cifti.
Nuk mund te jesh partnerja/i e nje mashkulli /femre qe mund te jete vajza apo djali yt, per nga mosha.
Gjithesesi varet se si jane kendveshtrimet e gjithesecilit,per mua keto lloj historish futen ne vrazhden e eksperiencave seksuale me shume dhe ndoshta ca grimca erotike neper te e ndjenja epshi me teper.
Gjithesesi me pelqejne njerzit qe mbeshtesin motiviacionin DASHURIA NUK NJEh MOSHE.Ndoshta kan te drejt e kush me mire mund ta pohoje kete gje se sa ata/ato qe kan perjetuar dicka te tille.
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Mosha jote haaaaaaaaaaaaa :p Mosha ksaj ne fjal pra per ke po flisja une :D

dashuria nuk nje mosh e then shum koh me par , e keqja eshte se vetem meshkujve shqiptar ju lejohet te martojn nje me diferenc till moshe,,, e kur eshte ne pytje nje femer ateher nuk ben ,pse fillojn paragjykimet.
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Ne fillim thote qe burri i Bardhes quhej Rron ,pastaj thot qe quhet Dren :p

nejse jane histori qe ndodhin edhe ne jeten reale...por ka te drejte kur thote qe ka 40 vjecare qe jane si femije , dhe e kunderta
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri


dashuria nuk nje mosh e then shum koh me par , e keqja eshte se vetem meshkujve shqiptar ju lejohet te martojn nje me diferenc till moshe,,, e kur eshte ne pytje nje femer ateher nuk ben ,pse fillojn paragjykimet.

Dashuria nuk njeh moshe te ato femra dhe meshkuj qe mendja e tyre nuk shikon me larg vetem per veglen e mesit t'kamve.
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Kesaj pune plakat i thoshin ma e mire nana se e bija

A sju kam
thane:p

nje Sanije bene sa dy Bardha:d
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

haha edhe thonë nje fjalë të urtë: dashuria te verberon.... Keshtuqe me ia mbajt pak distancës, del me bukur :)
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Ckeni ju me dashurin e tjetrit :D
Shum mir e ka bo... nje jet kemi dhe duhet ta gezojme.
Dashuria ka moshe por kur flitet per 10 vite diferenc dhe te dy te rritur, nuk eshte hic gjo.
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Me pak fjale kush mund te ma thote?

A je ti 40 vjece mkap mu qe jam 30 ahahahahahahah
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Haha gje qe sbehet Quk

Po mire qejfin e vet kane pasur ketaaaa

Jo moj qa qefi te mos ishe shefe ti kush te kap ty :D
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Shefet jane kinge, ate qe duan e arrine gjithmone:)
edhe pse ndonjehere i ngec sharra ne gozhd, por prap ato tentojne.
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

12 vjet dallimi ne moshe...nuk me duket gje edhe aq e mire pa marre parasysh ndjenjave te dashurise....bahhh
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Me ngjan pak si sajes si histori..!
Gjithesesi une kam qen dhe do te jem pak paragjykuese ne kete pike, diferenca e tepert e moshes nuk ben mes nje cifti.
Nuk mund te jesh partnerja/i e nje mashkulli /femre qe mund te jete vajza apo djali yt, per nga mosha.
Gjithesesi varet se si jane kendveshtrimet e gjithesecilit,per mua keto lloj historish futen ne vrazhden e eksperiencave seksuale me shume dhe ndoshta ca grimca erotike neper te e ndjenja epshi me teper.
Gjithesesi me pelqejne njerzit qe mbeshtesin motiviacionin DASHURIA NUK NJEh MOSHE.Ndoshta kan te drejt e kush me mire mund ta pohoje kete gje se sa ata/ato qe kan perjetuar dicka te tille.


Sic e ka quajt dhe kjo duke u nis nga titulli esht nje aventur dhe mendoj qe mosha nuk hyn shum ne funksion pergjer sa esht dhe mbetet thjesht nje aventur...Patsaj nese kalon e flet per lidhje serioze ma baz ndertimin e nje familjeje ktu po qe do caloj pak pasi veshteri te arrish dicka te till me 20vite apo 30vite diferenc me partnerin/en.. Per te menduar te ndertosh familjen...
 
Titulli: Aventura ime me një punëtor të ri

Dashuria nuk njeh moshe te ato femra dhe meshkuj qe mendja e tyre nuk shikon me larg vetem per veglen e mesit t'kamve.

Squhet dashuri kkjo quk mos abuzo :p :p Quhet terrheqe se-xi :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top