Autostrada Tiranë- Elbasan merr udhë nisin punimet e tunelit

eGo0sTyle

System Engineer
20080207%20Berisha_sm.jpg


Nga sot nisin punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan, të cilësuar si vepra e dytë madhore pas autostradës Durrës- Kukës- Morinë. Kryeministri Berisha ka qenë sot paradite në ceremoninë e inaugurimit të tunelit në Ibë, pjesë e autostradës e cila “de fakto bën Elbasanin qytetin më të afërt të Tiranës”- tha Berisha duke theksuar dhe rëndësinë e shkurtimit të distancës edhe me qytetet e tjera drejt jugut dhe juglindjes së vendit.

Kryeministri tha se “ëndrra e miliona udhëtarëve, që kanë udhëtuar duke u ngjitur në Krrabë... nis sot shëndërrimin e sa në realitet në një hark kohor 18 muajsh.

Kryeministri tha se autostrada do të krijojë rajonin më të madh të tregut duke shndërruar Tiranë- Elbasan-Durrës në një treg të përbashkët dhe do të shumfishojë potencialin turistik të të tre qyteteve.

Autostrada do të shkurtojë 2/3 e distancës mes Tiranës dhe Elbasanit, e ekuivalentuar në kohë 50 minuta, duke e bërë Elbasanin qytetin më të afërt të Tiranës.

“Një qytetar i Elbasanit do shpenzojnë të njëjtën kohë sa shpenzojnë qytetarët e kombinatit për të shkuar në një punë pranë Qendrës spitalore universitare "Nene Tereza"- tha Berisha duke shtuar se “natyrisht dhe Tirana pas 8 majit do ketë zgjidhjet e veta”.

Kryeministri shprehu bindjen se pranvera e 2013 do të bashkojë Tiranën me Elbasanin dhe besimin në fitoren e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për qytetarin”për kryetar bashkie në Tiranë e Elbasanin.
“Në pranverën e 2013 shiritin do ta presin dy kryetarët Lulzim Basha dhe Durim Hushi” tha Berisha duke i falënderuar të dy për punën dhe mbështetjen që kanë dhënë në ndërtimin e kësaj vepre.
 
Back
Top