Autostrada Merdar-Vërmicë do të nisë në vjeshtë

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Autostrada Merdar-Vërmicë do të nisë në vjeshtë

Kryeministri Hashim Thaçi thotë se ndërtimi i autostradës Merdar Vërmicë, do të fillojë në vjeshtë.

Kryeministri Hashim Thaçi thotë se ndërtimi i autostradës Merdar Vërmicë, do të fillojë në vjeshtë dhe se kompani të fuqishme ndërkombëtare kanë shprehur interesimin për të investuar në këtë projekt. Shefi i ekzekutivit i bëri këto komente në mbledhjen e sotme të qeverisë. Sipas mendimit të Thaçit, buxheti i rishikuar mundëson realizimin e projektit të rëndësishëm Vërmicë Prizren Prishtinë Merdar. "ثshtë një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për fillimin e kësaj autostrade, e cila do t'i hapë perspektivë të sigurt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe modernizimit të vendit", theksoi Thaçi. Kryeministri i vendit siguroi se qeveria është "duke punuar me bindje të plotë në respektimin e plotë të transparencës, të të gjitha procedurave". Sipas fjalëve të tij, në aspektin procedural procesi do të përfundojë së shpejti, ndërsa në muajt e vjeshtës do të nisë realzimi i këtij projekti madhor. /qik/
 
Back
Top