Autopsitë, pacientët vdesin bashkë më gabimet e mjekëve

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Autopsitë e pacientëve që vdesin në spitale nuk bëhen duke sjellë që bashkë me ta të varrosen edhe arsyet e vërteta se nga se kanë ardhur këto vdekje. Kjo ndodh sidomos në vdekjet e papritura, gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe raste të tjera në urgjencë.

Sipas drejtorit të Mjekësisë Ligjore janë bërë vetëm 2 autopsi gjatë vitit për mjekim të pakujdesshëm. Në QSUT kishte rreth 850 të vdekur për 1 vit

Autopsitë e pacientëve që vdesin në spitale nuk bëhen duke sjellë që bashkë me ta të varrosen edhe arsyet e vërteta se nga se kanë ardhur këto vdekje. Kjo ndodh sidomos në vdekjet e papritura, gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe raste të tjera në urgjencë. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, pohon për gazetën se gjatë një viti janë bërë vetëm 2 autopsi me denoncim për mjekim të pakujdesshëm, ndërsa drejtoria e Spitalit “Nënë Tereza” raporton se ka pasur rreth 850 pacientë të vdekur. Ndërkohë drejtori Ymaj shpjegon rastet kur një autopsi duhet të bëhet për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Gjithashtu edhe presidenti i Urdhrit të Mjekut për Rajonin e Tiranës, Faik Toska, ka ngritur shpesh problemin e mosbërjes së autopsive.

Autopsitë

Kemi bërë vetëm rastet që janë denoncuar nga familjarët pranë organeve të hetimit si raste të neglizhencës së mjekimit të pakujdesshëm, rastet e vdekjeve të tjera në spitale nuk janë bërë autopsi pasi nuk ka pasur denoncime, sepse vetëm për ato kemi të drejtë të bëjmë autopsi. Kështu u shpreh Besim Ymaj duke pohuar se bërja e autopsive në të vërtetë për shumë raste mund të nxjerrë në pah shkaqet e vërteta të vdekjeve. “Familjarët, duke qenë të traumatizuar për momentin, kur u vdes i afërmi nuk kërkojnë që të bëhen autopsitë dhe ata gjithnjë marrin një skedë vdekje nga spitali dhe më vonë kujtohen se duhej të bënin autopsitë, por tashmë është vonë pasi autopsitë nuk janë aq të efektshme sa në rastet para varrimit”,- pohon Ymaj, duke shtuar se mjekët edhe mund të bëjnë analiza patologjike, por janë shumë të mangëta në krahasim me autopsitë mjeko-ligjore pasi kjo është më e saktë. Me anë të autopsive dalin sipas tij gabimet dhe zotësitë e mjekëve.

Ndërkohë Ymaj shpjegon se analizojnë dhe shqyrtojmë edhe me anë të kartelës mjekësore se si është ndjekur dhe diagnostikuar pacienti që ka vdekur dhe nëse ka elemente të çështjes, por sipas tij këto nuk janë dhe aq objektive. “Përderisa nuk bëhet autopsi, ka një të fshehtë, sepse ajo që vë vulën mbi mangësitë e mjekimit është pikërishtautopsia mjeko-ligjore që konstaton drejtpërdrejtë dëmtimin ose patologjinë, ndaj është e domosdoshme që bërja e autopsisë për vdekjet që ndodhin në spital”,- pohon Ymaj.

Kriteret

Ka disa kritere për të bërë autopsitë për mjekim të pakujdesshëm. Sipas Besim Ymaj kjo fillon nga denoncimi që bëjnë familjarët. “Në këtë rast detyrimisht vendosim ekspertizën në bazë të një vendimi. Kur kjo procedura hapet në një afat kohor të mëvonshëm, për arsye se familjarët nuk janë të orientuar për momentin por vetëm pas disa ditësh hyjnë dhe hulumtojnë nëse ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve denoncojnë, dhe organi i akuzës është i detyruar ta hapë si hetim këtë rast dhe të kërkojnë ekspertimin mjek-ligjore”, pohon Ymaj, duke shtuar se në këtë rast ekspertiza kryhet në bazë të materialeve të çështjes që disponon organi i hetimit që merr duke filluar nga kartela klinike, nga dëshmitë e mjekëve që grumbullon ai dhe këto i depozitohen mjekësisë ligjore për të dhënë një mendim shkencor lidhur me trajtimin e tij pa bëra autopsi pasi autopsia në këto raste është e varrosur. “Nëse nuk plotësohen këto procedura në mënyrën më kategorike nuk na lejohet që të bëjmë autopsi mbi pacientët që kanë vdekur në spital.


Sipas Besim Ymaj autopsitë duhen bërë për vdekjet e papritura, vdekjet në urgjenca dhe vdekjet gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale

Ymaj: Ja llojet e vdekjeve për të cilat duhet bërë autopsi

Jo për të gjithë pacientët që vdesin në spital është e nevojshme që të bëhen autopsitë, por ka disa vdekje për të cila autopsia do të nxirrte të shesh gabimet e mjekëve. Sipas drejtorit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, objekt i autopsive mund të jenë të gjitha rastet që vdesin në urgjencat mjekësore ose brenda 24 orëve të para të qëndrimit në spital. “Zakonisht për të gjitha këto duhen bërë autopsi nga mjekët ligjorë dhe janë objekt për këtë strukturë sepse si objekt i mjekësisë ligjore është çdo vdekje e paritur pa përcaktim diagnoze.

اdo vdekje që ndodh brenda 24 orëve në qendrat spitalore, çdo vdekje e papritur brenda 24 orëve që dëgjohet në urgjencat espitaleve”, thekson Ymaj, duke shtuar se objekt i autopsive mund të jenë edhe vdekjet që ndodhin gjatë ndërhyrjeve operatore ose menjëherë pas ndërhyrjeve operatore pasi këtu kemi të bëjmë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse pacienti vdiq si pasojë e sëmundjes apo si pasojë e kequshtrimit të profesionit të mjekut. Problemi sipas tij është se autopsitë e spitalit janë edhe në interes të vetë spitalit për të parë aftësitë e tyre profesionale pikërisht mbi bazën e vdekjes të analizojnë rastet mbi trajtimet mbi të rejat ose ato që duhen kërkuar për ato lloj sëmundjesh për të ditur se përse ndodhin këto vdekje.

2 autopsi për mjekim të pakujdesshëm janë bërë gjatë një viti

850 pacient kanë vdekur vitin e kaluar në spitalin “Nënë Tereza”


Shekulli
 
dikur jane bere autopsite.
po puna eshte qe ky mesimi ehste nje koqe gomari qe se ka shokun.
sepse duan te rrine rehat ndaj sbejne autopsite.
kur spitali sben analizat normale qe duhen bere rutine, cmut duan qe hapin problmet e austopsive?
ata skane reagente per asgje, e jo me per autopsi.
mbeten duke dale neper gazeta e pune hic.
si sju vjen turp njehere
 
imagjino kur nuk kane kujdes mjeket qe kane ne dore jete njerzish cfare mund te behet ne institucionet e tjera ,, duhet te kete kontroll ky eshte problemi i te gjitha gjerave por perderisa ata qe duhet ta bejne kontrollin mendojne vec per vete mbetet qe ta haje populli ... dhe sidomos ata qe ngelen duke paguar xhepat e doktoreve te pakujdeshsem se nje qe ka lek mund tu kurohet dhe jashte shtetit per me teper siguri por qe shumica detyrohen te bien ne duart e ketyre kasapeve ,,, vallaj urimi me i mire eshte qe mos renc asnjehre ne duart e ketyre mjekeve
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top