Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Autopsia nëpërmjet iPhone

Laboratori-i-Anatomis%C3%AB-n%C3%AB-iPhone.png
Një aplikacion i ri për telefonat e mençur lejon përdoruesit të kryejnë një autopsi virtuale në një trup njeriu.

Aplikacioni për iPhone, i quajtur “Laboratori i Anatomisë”, lejon përdoruesin të lëvizë midis 40 shtresave të trupit për të mundësuar autopsinë.

Aplikacioni për iPhone, “Laboratori i Anatomisë”, është zhvilluar nga kërkuesit e Universitetit të Utah dhe mundëson imazhe të një kufome reale njerëzore.

Profesori i Utah Mark Nielsen i tha CNN se aplikacioni synohet për studentët e mjekësisë dhe anatomisë që nuk mund të kenë mundësinë për të bërë autopsi një trup real njeriu, por gjithashtu po testohet nga praktikuesit mjekësorë.

“Shumë profesionistë të mjekësisë, veçanërisht në mjekësinë e terapisë fizike dhe të rehabilitimit, po e përdorin atë për të edukuar pacientët dhe t’u tregojnë atyre pjesët e trupit që po diskutojnë”, i tha Nielson CNN.

“Laboratori i Anatomisë” lejon përdoruesin të lëvizë midis 40 shtresave individuale të trupit, i zmadhon ato për të parë struktura të ndryshme dhe i rrotullon për të marrë pika të ndryshme shikimi.

Filloi si një program kompjuterik për të treguar autopsinë e një kufome, duke filluar me lëkurën dhe duke lëvizur në indet e nënlëkurës, nervat, venat, dhe muskujt.

Nielsen tha se ekrani me prekje i iPhone është i përsosur për natyrën ndërvepruese të aplikacionit.

“Programi është i ndërtuar kaq logjikisht për iPhone – ju mund të prekni ekranin për të rrotulluar dhe zmadhuar, dhe të godisni në pjesët për t’i identifikuar ato”, tha ai.

Djali i Nielsen, Scott Nielsen, një fizikan i vjetër në Universitetin e Utah, shkroi kodin për versionin iPhone, i cili deri më tani ka shitur më shumë se 3,000 kopje.

Aplikacioni vjen gjithashtu në një version më të lirë, të reduktuar të quajtur “Trupi Im”, i synuar për amatorët kureshtarë.

“Laboratori i Anatomisë” është më i fundit në rreshtin e aplikacioneve të iPhone që ose i është drejtuar mjekësisë, ose përfitimeve shëndetësore. (CNN)

Demonstrim nga aplikacioni “Trupi Im”


[youtube]q9aFbTokFU4&feature[/youtube]
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back