Autobusi bie në greminë në Qafë Krrabë, 9 të plagosur

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Bie në greminë një autobus me pasagjerë në Qafën e Krrabës, në vendin e quajtur "Qershitë", në aksin Tiranë-Elbasan. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi se 9 persona janë plagosur nga aksidenti që ndodhi pasditen e së shtunës, ndërsa një prej tyre është më rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50, kur autobusi me targa LB 31 56 A doli nga rruga duke përfunduar në greminën e thelle rreth 30-35 metra. Nga informacione paraprake behet me dije se pasagjeret e ketij autobusi jane aktiviste te Aleances Kuq e Zi.

Mësohet se forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane shoqeruar shoferin e autobusit Mit'hat Biçaku. Autoambulancat kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe kane kryer transportin e te plagosurve ne Spitalin e Elbasanit.

Policia rrugore ka nderprere levizjen e automjeteve ne Qafen e Krrabes.Nuk dihen ende shkaqet e ketij aksidenti te rende.

Vetem pak jave me pare, nje tragjedi u regjistrua ne Himare, kur nje autobus me studente ra ne gremine, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave, 11 vajzave te reja, shoferit dhe nje djali, i fejuari i nje prej vajzave qe udhetonin ne autobus.

Top-Channel


TIRANE - Një autobus me 31 pasagjerë ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë rreth 10 metra, në Qafën e Kërrabës, në aksin Tiranë- Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, në vendin e njohur si “Qershitë”, ndërsa autobusi udhëtonte nga Tirana drejt Librazhdit. Mësohet se autobusi trasportonte drejt Librazhdit aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët morën pjesë në një manifestim të AK-së, që u zhvillua në mesditë në kryeqytet.

Autoritetet konfirmuan se nuk ka viktima, ndërsa të gjithë pasagjerët kanë marrë plagë të lehta në trup. 9 prej tyre u transportuan në spitalin e Elbasanit.

Burime të policisë bëjnë të ditur se dyshohet që një mjet tip Land Rover, me targa të Tiranës, i ka prerë rrugën autobusit, i cili në tentativë për të shmangur përplasjen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Mësohet se edhe drejtuesi i automjetit, Mit'hat Biçaku, është plagosur lehtë.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë,Petrit Vasili, 9 pasagjerët e plagosur janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre, Artan Kojku, ka marrë plagë të rënda, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)
spacer.gif



 

Attachments

  • autobuzi-krrabeee.jpg
    autobuzi-krrabeee.jpg
    52.3 KB · Shikime: 4
Pe: Autobusi bie në greminë në Qafë Krrabë, 9 të plagosur

Tiranë (PLOTESUAR 18:17)- Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, 9 pasagjerët e plagosur janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre, Artan Kojku, ka marrë plagë të rënda, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Nuk ka viktima, ky është edhe lajmi më i rëndësishëm. Tetë prej tyre janë me plagë të lehta. Njëri është më rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë po trajtohen në spitalin e Elbasanit. Kemi vënë në dispozicion helikopterët tanë, në afërsi të Elbasanit në rast të ndonjë përkeqësimi të mundshëm të situatës.”- u shpreh ministri Vasili, në një lidhje telefonike në NEWS24.
Policia në vendngjarje njoftoi se numri i të plagosurve nuk është 9, siç u tha fillimisht por 17. Të njëjtat burime kanë bërë publike edhe një liste me emrat e disa prej të plagosurve: Taulant Muca, Dritan Brazhda , Florian Shkurti, Fatmir Brazhda, Altin Alla, Emiliano O. Nebih Hysa, Ymer Hoxha, Delina Hysa, Mehmet Doshku, Albert Stafa, Artan Kojku (rëndë)
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e konsideroi një fat të madh shpëtimin e aktivistëve të AK-së, të aksidentuar sot në aksin Tiranë- Elbasan. Spahiu tha se dy prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë, dhe sipas tij mund të jenë nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar. Spahiu konfirmoi se gjithsesi janë jashtë rrezikut për jetën. (LajmesShqip.com)
******************************
Tiranë - Një autobus me rreth 30 pasagjerë ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë rreth 10 metra, në Qafën e Kërrabës, në aksin Tiranë- Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, në vendin e njohur si “Qershitë”, ndërsa autobusi udhëtonte nga Tirana drejt Librazhdit. Autobusi trasportonte drejt Librazhdit aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët morën pjesë në një manifestim të AK-së, që u zhvillua në mesditë në kryeqytet.
Autoritetet konfirmuan se nuk ka viktima, ndërsa të gjithë pasagjerët kanë marrë plagë në trup.
Burime të policisë bëjnë të ditur se një mjet tip Land Rover, me targa të Tiranës, i ka prerë rrugën autobusit, i cili në tentativë për të shmangur përplasjen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Mësohet se edhe drejtuesi i automjetit, Mitat Biçaku, është plagosur lehtë.
Sipas policisë, të gjithë pasagjerët janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre, Artan Kojku, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin ushtarak në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. (Lajmeshqip.com)
 
Back
Top